KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria i ndan 10 milionë euro për fillimin e punësimeve përmes skemës “Qeveria për familjet”
Ekonomi

Qeveria i ndan 10 milionë euro për fillimin e punësimeve përmes skemës “Qeveria për familjet”

Kosova News
Kosova News 09:13 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, dy raporte dhe një vendim.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.

Ndërkaq ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Në fakt, plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro.

Kush mund të jetë përfitues

Çdo qytetari të Kosovës, i cili është mbajtës i një familjeje në të cilën nuk punon asnjë anëtar, do t’i ofrohet punësim përmes skemës “Qeveria për familjet”.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ditë më parë me rastin e lansimit të kësaj pakoje, i bëri të ditura detajet në një konferencë për media.

Për të përfituar nga kjo skemë, mbajtësi i familjes duhet të jetë i moshës së punës, 18-65 vjeç, të mos ketë asnjë anëtar të familjes të punësuar dhe të jetë i regjistruar si i papunë apo punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të Kosovës (APK).

Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo skemë vjen në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo pako, me vlerë prej 420 milionë eurosh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset t’i adresojnë humbjet e pësuara nga pandemia e koronavirusit.

Bizneseve do t’u ofrohen subvencioneve nga Qeveria

Bizneseve që i punësojnë mbajtësit e papunë të familjeve, do t’u ofrohen subvencioneve nga Qeveria.

“Subvencionimi është deri në 300 euro. Paga mund të jetë më e lartë, por Qeveria subvencion pagë deri në 300 euro”, tha Murati.

Bizneset, që duan t’i punësojnë këta qytetarë dhe të përfitojnë nga subvencionet, duhet të aplikojnë në Zyrat e Punësimit nëpër komunat e tyre.

Nga kjo kategori, ato nuk mund të punësojnë më shumë se 30 për qind të stafit ekzistues.

“Nëse një kompani ka dhjetë punëtorë, ajo mund të punësojë tre punëtorë përmes kësaj mase”, tha Murati.

Bizneset duhet të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës, ndërsa organizatat joqeveritare, që po ashtu kanë interesim për të punësuar mbajtës familjesh, duhet të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Si bëhet aplikimi

Punëdhënësit duhet t’i paraqesin te Zyrat e Punësimit pozitat që u nevojiten, e pastaj Agjencia e Punësimit do të bëjë ndërlidhjen mes tyre dhe punëmarrësve.

Aplikimi i punëmarrësve dhe punëkërkuesve për këtë skemë ka nisur nga 18 korriku 2022./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit

Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit
12:20 -08/07/2025
Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
12:12 -08/07/2025
FIFA e pamëshirshme për dy yjet e PSG-së, por jo edhe për Huijsen të Real Madridit
12:05 -08/07/2025
Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia
11:59 -08/07/2025
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
11:56 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?