Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe vepra tjera penale.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari u arrestua të shtunën në very.
Ai dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Thirrje për rezistencë”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm” si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.
“Mitrovicë Veri – Zveçan / 13.10.2021. Më 13.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me disa të dyshuar tjerë me datën e cekur, ka sulmuar zyrtarët policor të cilët ishin duke zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


