KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sonte ndizen qirinjtë për 21 vjeçaren që u vra dje në Ferizaj
Siguri

Sonte ndizen qirinjtë për 21 vjeçaren që u vra dje në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 16:56 -13/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonte duke filluar nga ora 20:00 do të ndizen qirinjtë për 21-vjeçaren që u vra dje në Ferizaj.

Vritet një grua në Ferizaj, një burrë i plagosur

Qirinjtë do të ndizen para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, aty ku edhe është vrarë viktima.

“Sonte në orën 20:00 ndezim qirinjë para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të viktimës së radhës së FEMICIDIT, plagë kjo që po vazhdon të lëngojë në shoqërinë tonë. Të gjithë pa dallim gjinie, sonte jemi ERONA!”, thuhet në njoftim.

E.C., 21 vjeçare, u vra dje nga ish-bashkëshorti 36-vjeçar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

I plagosur mbeti edhe vëllai i viktimës 15-vjeçar.

36-vjeçari V.A, ish-bashkëshorti i viktimës, u arrestua nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, pas ngjarjes.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë rast ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të dyshuarit me iniciale V.A.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt-Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ai po akuzohet për dy vepra penale, “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata ka thënë se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Valon Aliu thotë se së pari gjuajti në drejtim të vëllait të viktimës, pastaj vrau 21-vjeçaren e në fund ia drejtoi armën vetes

“Ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”.

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 13/04/2024 13/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?