KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor të ri
Siguri

Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor të ri

Kosova News
Kosova News 15:51 -12/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjeneral Brigade Christian Nawrat merr përsipër detyrën e Drejtorit të Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Ai e merr përsipër këtë detyrë nga Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, i cili e ka udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që nga muaji mars 2023.

Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein theksoi: “Kam pasur nderin t’a udhëheq Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s këtu në Kosovë. Ne kemi vazhduar të punojmë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, dhe i falënderoj homologët tanë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv me mua dhe me Ekipin. Falë këtij ambienti të besimit dhe respektit të ndërsjellë, ne kemi arritur shumë vitin e kaluar, posaçërisht në mbështetjen e kontrollit më të madh civil dhe mbikëqyrjes demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Organizatat e sigurisë në Kosovë kanë demonstruar profesionalizëm dhe përkushtim të madh, i cili ka kontribuar pozitivisht në planifikimin emergjent të Kosovës. Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë t’i mbështesë ato, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s”, tha ai.

Drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Christian Nawrat i lavdëroi të arriturat e pararendësit të tij duke shpresuar që të vazhdojë në këtë drejtim: “Jam i privilegjuar t’i mbështes objektivat e NATO-s në Kosovë duke e udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Organizatat e sigurisë në Kosovë më kanë ofruar mikpritje të ngrohtë dhe unë e mirëpres angazhimin e ngushtë me këto institucione”, theksoi ai.

Gjenerali Nawrat ka pasur karrierë mjaft të shquar në Forcat e Armatosura Gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në Ministrinë Federale të Mbrojtjes në Gjermani, në Ushtrinë Gjermane, dhe në Shtabin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE).

“Që nga muaji gusht 2016, Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s ka ofruar mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë. Këtu përfshihen ndërtimi i kapaciteteve, koordinimi i edukimit dhe trajnimeve – duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar civil emergjent të saj”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 12/04/2024 12/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?