Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se këto homazhe pritet të bëhen me fillim nga ora 11:30.
Gjithashtu në orën 12:00, krerët e vendit do të marrin pjesë në Manifestimin Qendror “Ditët e Shqipes” 2024
Ndryshe në Betejën e Koshares, ranë 114 Dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtar, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj.


