KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut
Rajon

Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Kosova News
Kosova News 15:22 -08/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe.

Numri më i madh i të sëmurëve në periudhën 29 mars – 4 prill është regjistruar në Shkup, por raste janë raportuar edhe në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli.

Në total, këtë vit jane regjistruar 399 raste me kollën e keqe.

Kolla e keqe është sëmundje që shkaktohet nga bakteri ‘bordetella pertussis’, dhe përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Fillimisht simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë, kanë theksuar nga Instituti i Shëndetit Publik, duke përmendur se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje.

Në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 239 raste gjegjësisht 59.9 për qind e të infektuarve nga kolla e keqe nuk i kanë marrë dozat e vaksinës nga kjo sëmundje ose nuk kanë dëshmi të vaksinimit.

Prandaj ky Institut ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, duke thënë se vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka vend për dyshim rreth sigurisë së tyre.

“Problemi më i madh mbeten dezinformuat, të cilat shpërndahen për sa i përket sigurisë së vaksinave. E dyta ka të bëjë me neglizhencën e prindërve që harrojnë afatin se kur duhet t’i vaksinojnë fëmijët me dozën e dytë ose tretë të vaksinës kundër kollës së keqe”, ka thënë Zllate Medoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ai e konsideron shqetësues faktin se kjo sëmundje tani shtrihet dhe në qytetet ku më parë nuk ka qenë asnjë i regjistruar sikurse Dibra, Kriva Pallanka, Gjevgjelia, Kërçova e tjera.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 4 prill, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar, megjithatë nuk ka sugjeruar masa shtesë për mbrojtje nga kolla e keqe duke theksuar se mbeten në fuqi masat më të hershme që kopshtet për fëmijë të mos i pranojnë fëmijët që nuk i kanë marrë tri doza të vaksinës kundër kollës së keqe.

Kjo masë ka rezultuar me rritje të numrit të të vaksinuarve, veçanërisht pas shpalljes së epidemisë nga kjo sëmundje, më 8 shkurt të këtij viti në Shkup dhe Kumanovë.

Në Maqedoninë e Veriut, mbulimi për vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat – si ajo kundër verdhëzës ose hepatitit B (HepB), për vaksinën kundër gripit ose Haemophilus influenzae tip B (HiB), vaksinën e trefishtë kundër difterisë, tetanozit dhe pertusisit (DiTePer) vaksinën MRP kundër fruthit, si dhe kundër virusit papilloma humane (HPV), e cila regjistron mbulimin më të ulët nga të gjitha vaksinat/ rel

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 08/04/2024 08/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?