KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Aprovimi i projektligjit për tekste shkollore, me interes për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar
Arsim

Ministrja Nagavci: Aprovimi i projektligjit për tekste shkollore, me interes për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar

Kosova News
Kosova News 14:27 -05/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, lidhur me mbledhjen e sotme të grupit punues të Projektligjit për tekste shkollore, ka thënë se janë diskutuar komentet e pranuara deri në këtë fazë të shqyrtimit.

Nagavci ka thënë se ky projektligj, paraqet legjislacionin thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim në Kosovë dhe sipas saj, është shumë i rëndësishëm sa i përket arritjes së synimeve për sigurimin e teksteve cilësore për fëmijët tanë.

Ajo ka thënë se aprovimi i këtij projektligji është me interes të veçantë për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar në vend dhe zbatimin e strategjisë së arsimit 2022-2026.

Nagavci ka thënë se risitë në këtë projektligj janë:

-Aplikimi me dorëshkrime drejtpërdrejt nga autorët dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme përmes ngritjes së kapaciteteve;

-Sigurimi i recensentëve kompetentë e llogaridhënës që do t’i nënshtrohen programit të ngritjes së kapaciteteve dhe në fund, procesit të certifikimit;

-Pilotimi i teksteve shkollore gjatë përgatitjes teknike që i paraprinë vendimit për botim;

-Rishikimi i vazhdueshëm të teksteve shkollore, të hapur për komente nga të gjithë akterët relevantë dhe përgjatë gjithë vitit;

-Në linjë me qëllimin tonë strategjik të digjitalizimit në arsim, me këtë projektligj kemi rregulluar edhe mundësitë për ofrimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore digjitale.

“Falenderoj të gjitha palët për kontributin e dhënë në këtë projektligj dhe ftoj deputetët që të mbështesin dhe miratojnë këtë projektligj i cili është determinues për rritjen e cilësisë së teksteve shkollore”, ka thënë ndër të tjerash Nagavci.

Kujtojmë që në këtë mbledhje ka pasur shumë polemika mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit ka akuzuar këtë projektligj, duke thënë se i njëjti është “i vjedhur dhe i kontrabanduar”.

Gjithashtu lexoni:

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 05/04/2024 05/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?