Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për pjesëmarrje në samitin “Connecting Europe Days”.
Siç ka bërë të ditur vet ministri, në këtë samit po merr pjesë për forcimin e lidhjeve të transportit hekurudhor dhe rrugor në kontekstin e ri gjeopolitik në rajon dhe Evropë, për projektet e transportit në zhvillim, planet për të ardhmen në përputhje me agjendën e gjelbër, e në veçanti për mbështetjën financiare nga BE për Kosovën.


