KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti liston të arriturat e shumta të Qeverisë së tij në veri të Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti liston të arriturat e shumta të Qeverisë së tij në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 23:43 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar për  sukseset e shumta të Qeverisë në veri të Kosovës. Kurti ka përmendur funksionalizimin e zyrave kadastrale në katër komunat veriore, shtimin e stacioneve policore, hapjen e pikave të Postës së  Kosovës, fillimin e pagesë së energjisë elektrike etj, subvencionet që i ka dhënë Qeveria në atë pjesë të vendit etj.

“Sepse Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë e kemi obligim që gjithandej Republikës sonë të ofrojmë shërbime, siguri dhe kushte për jetë më të mirë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Më poshtë postimi i plotë i Kurtit

Në çdo cep jemi angazhuar të ofrojmë e funksionalizojmë shërbime për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë. Përtej sfidave që kemi pasur përgjatë këtyre tri vjet qeverisje, në veri të vendit kemi ndërmarrë shumë veprime që në qendër kanë pasur mirëqenien e qytetarit.

Kësisoj, për herë të parë kemi funksionalizuar Zyrat Kadastrale Komunale në katër komunat në veri në mënyrë që qytetarët atje të mos kenë më telashe me pronat.

Që bizneset të mund të regjistrohen dhe të përfitojnë nga masat mbështetëse, kemi hapur zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Brenda pak muajsh, janë regjistruar mbi 50 biznese.

Për banorët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, hapëm masë të veçantë të punësimit për 2,000 punëkërkues, me të cilën subvencionojmë deri në 70% të pagës bruto për gjashtë muaj për secilin punëtor të ri, sipas kritereve të caktuara.

Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në të katër komunat. Përmes tyre, ajo po ofron shërbime të Postës si ai i pagesave për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e licensat e ndryshme në institucione.

Kemi zgjidhur njërin prej problemeve më të mëdha, atë të pagesës së energjisë elektrike, që përveçse barrë shumë e madhe për paranë publike, krijonte edhe pabarazi ndërmjet qytetarëve të Republikës. Ndërkaq, me largimin e targave ilegale të veturave, dhe zëvendësimin e tyre me targat zyrtare RKS, siguria publike është më e mirë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kemi ndarë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Ndërkohë që deri tani janë ndërtuar ose janë në ndërtim dhjetëra shtëpi atje, në mesin e tyre edhe shtëpi të banorëve shqiptarë, të dëmtuara nga lufta e fundit në Kosovë.

Po ndërtojmë rrugë që kanë munguar në zona e fshatra në veri të Republikës me të cilat lidhëm fshatrat mes vete si dhe me komuna në jug, si ajo që lidh Skenderajn me Liqenin e Ujmanit e Zubin Potokun. Gjithashtu, kemi investuar edhe në stacione të pompimit me qëllim që të adresohet çështja e furnizimit me ujë për fshatra të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kemi shtrirë infrastrukturën dhe shërbimet përcjellëse të regjistrimit civil në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Kurse infrastrukturën e vjetër e në raste inekzistente për shërbime të telekomunikimit, po e shtojmë e po e modernizojmë. Këtë muaj, Telekomi shtoi 15 Stacione të reja Bazë të Transmetimit (BTS) që mbështesin teknologjinë 4+ dhe 5G. Sepse Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë e kemi obligim që gjithandej Republikës sonë të ofrojmë shërbime, siguri dhe kushte për jetë më të mirë.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Kosova News 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat
19:44 -15/06/2026
Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?