KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqata e logopedëve kërkon një odë të veçantë për licencimin e logopedëve
Shëndetësi

Shoqata e logopedëve kërkon një odë të veçantë për licencimin e logopedëve

Kosova News
Kosova News 14:26 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bashkë me Shoqatën e Logopedëve, Ergoterapisë dhe specialistë në Psikologjinë Klinike dhe Psikoterapi, kanë diskutuar për kërkesat, sfidat dhe arritjet e tyre.

Nga shoqata e logopedëve, Lekë Gjurgjiali tha se sfida kryesore në Kosovë është mungesa e profesionit të logopedisë në Qendra Mjekësore Familjare, i cili nuk është i integruar. Ai tha se duhet të shtohet inspeksioni për logoped sepse në shumë raste ka të punësuar pa licencë. Gjuragjiali theksoi se një odë e logopedëve e ndarë veçmas për licencim, do të ishte hap i duhur për këtë profesion.

“Pasi që logopedi është i inkuadruar vetëm në shërbim terciar në QKUK dhe ato nuk janë shumë, janë vetëm katër ndërsa në qendra mjekësore familjare nuk është i integruar. Edhe pjesa e licencimit, logopedët në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë, licencohen në kuadër të Odave të Infermierëve të Kosovës deri në vitin 2023 nuk ka qenë as profesion i veçantë, kanë qenë psikolog, logoped, ergoterepeut, ndërsa nga viti 2024 psikologët janë ndarë, ndërsa dy të fundit janë në të njëjtën kohë. Sado që të dyja bashkëveprojnë në parim janë profesione të ndryshme. Kisha dashur të theksoj edhe mungesën e inspekcioneve ku në shumicën e rasteve punojnë pa licencë. Shumica e rasteve ka të bëjë e fëmijë dhe është një pjesë e ndjeshme dhe kjo pjesë e kontrollës të jetë sa më e madhe. E mira kishte ne qenë një odë e veçantë që logopedët licencohen nga logopedët dhe pikët akredituese që i kanë të rëndësishme me u marrë nga trajnimet për logopedi”, tha Gjuraliagji.

Ndërkaq, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se problemet e logopedëve do të merren parasysh. Sipas tij, problemi kryesor është definimi i statusit të logopedëve.

“Problemet që i keni prezantuar do të i marrim në konsideratë. Unë një problem më të madh të pa definuar po e shoh, ju jeni të pa definuar se a jeni brenda ministrisë së Arsimit apo të Shëndetësisë. Këtu duhet të mendohemi, se ku të adresojmë këtë problem. Nuk është vetëm kyçja e juaj si odë e ndarë, problemi juaj është definimi i statusit të juaj, këtu duhet të adresojmë së pari të ministra e Shëndetësisë te lista e odave, pastaj edhe te oda e Arsimit”, tha Dreshaj.

Po ashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli tha se duhet të propozohet oda e veçantë për licencimin e logopedëve. Avdyli tha se Kosova i ka vetëm katër logopedë të punësuar dhe kjo nuk është në rregull, sepse profesionistët po shkojnë në Gjermani.

“Është shumë dëshpëruese që më shumë se sa shoqata apo oda e profesionistëve është në kohën kur Kosova i ka 256 logopedë vetëm katër i ka të punësuar , kjo tregoj mos planifikim dhe mos përgjegjësi, ose nuk është dashur të hapet logopedia, nëse nuk kemi nevojë.Inkopurimi në sistem shëndetësor është i nevojshëm dhe ka mundësi që të inkuperohen jo vetëm 256 logopedë, por edhe shumë më shumë. Duhet të propozohet oda e veçantë e logopedëve dhe ergoterapeutëve, dhe oda e psikologëve klinik ndoshta do të duhet e veçantë por duhet të bëhet analizë e thellë. Listës së pesë odave duhet të i shtohet oda e logopedëve që të kenë një zë të tyre dhe të rritet inkopurimi i tyre, sepse nuk kemi hapur institucione arsimore për të ndërtuar profesione që do të shkojnë në Gjermani. 250 logopedë dhe janë të punësuar vetëm katër në sistemin shëndetësisë, ndërsa 90% e tyre punojnë infermier ose edhe profesione tjera që nuk kanë lidhje me mjekësi, e ka të përfunduar logopedinë dhe punon frizere, kjo është e turpshme”, tha Avdyli.

Ndërkaq, mbledhje e komisionit ka vazhduar edhe me diskutimin e kërkesave dhe problemet me të cilat ballafaqohen shoqata e Ergoterapisë dhe specialistët e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?