KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, 16-vjeçari që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët
Sport

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, 16-vjeçari që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Kosova News
Kosova News 12:07 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Talenti 16-vjeçar, Olti Hyseni është i fundit që ka refuzuar Përfaqësuesen e Kosovës, pasi preferon të luajë me atë të Danimarkës, aty ku ka lindur dhe është rritur.

Disa nga lojtarët që luajnë në Evropë po e refuzojnë mundësinë për të luajtur me Kosovën dhe kësaj liste i është bashkuar talenti Olti Hyseni, që e sheh vetën si ‘danez’.

Hyseni është duke mahnitur të gjithë në Danimarkë, pasi ka debutuar në divizionin e parë (liga e dytë) si 16-vjeçar, ndërsa ka shënuar dy gola e dhuruar një asistim në gjashtë paraqitje.

Ai e ka bërë të qartë se qysh në këtë moshë të hershme nuk po e konsideron përfaqësimin e Kosovës pasi ndihet danez dhe që Danimarka ka një kombëtare më të mirë.

“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai nuk kishte pasaportë daneze dhe nuk u lejua. Në vitin 2007 mori leje dhe na u bashkua në Danimarkë, një ditë para se të lindja”, ka thënë fillimisht Hyseni.

“E kam ndjenjën se ka pak për Kosovën brenda meje, por jam më shumë danez. U linda dhe rrita këtu, andaj të luaj për Kosovën nuk është nën konsideratën time”.

“Ndihem danez dhe Danimarka ka kombëtaren më të mirë”, përfundoi Hyseni, i cili është golashënuesi më i ri në historinë e klubit të Sonderjyskes.

Ndryshe, Hyseni luan në pozitën e sulmuesit anësor, ku ka bërë edhe katër paraqitje për Danimarkën U17 duke realizuar një gol në përgjithësi.

16-vjeçari po llogaritet gjithashtu si e ardhmja e futbollit danez.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e quan lajm të mirë nisjen e punimeve të stadiumit në Gjilan

Napoli i Amir Rrahmanit shpallet kampion i Serie A

Ish-trajneri i Juventusit kandidat serioz për stolin e Milanit

Prishtina mposht Llapin dhe fiton Kupën e Kosovës

Publikohet formacioni i sezonit në Europa League

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
23°C
Pristina
few clouds
24° _ 23°
49%
9 km/h
Sat
11 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Kurti e quan lajm të mirë nisjen e punimeve të stadiumit në Gjilan
23:17 -23/05/2025
Napoli i Amir Rrahmanit shpallet kampion i Serie A
22:59 -23/05/2025
BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë
22:13 -23/05/2025
Kërçeli: Së shpejti do të votohen Haxhiu për kryeparlamentare dhe Qeveria “Kurti 3”
21:49 -23/05/2025
Presidentja Osmani: Vizita dyditore në Zvicër, historike për Republikën e Kosovës
21:45 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?