KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Sport

Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të

Kosova News
Kosova News 10:16 -27/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse ka pasur dyshime që përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën pa Xherdan Shaqirin, 32-vjeçari i hoqi ato me paraqitjen ndaj Irlandës, të martën mbrëma. Gjuajtja e lirë e tij në minutën e 23-të ishte momenti i vetëm kulmor i Zvicrës në sulm. Ndonëse Shaqiri nuk hoqi plotësisht problemet e Zvicrës në sulm, goli i tij bëri që helvetikët më në fund të largohen nga fusha si fitues. Zvicra ishte pa fitore në pesë ndeshje. Të martën fitoi 1:0 në Dublin.

Gjatë festimit të golit, shkëlqimi mbuloi fytyrën e Shaqirit. Edhe pas ndeshjes Xherdani ishte në disponim. Ka dhënë deklarata të forta, shkruan “Blick”.

I pyetur nëse Zvicra është e rrezikshme në sulm vetëm me të në përbërje, Shaqiri u përgjigj duke qeshur: “Pse, kur nuk ishte kështu?”.

Më pas vazhdoi të flas më seriozisht.

“Natyrisht, shpresoj që në një pikë do të ketë një pasardhës që do të jetë kreativ dhe do të ec gjurmëve të mia”.

Pyetja tjetër për kosovarin po ashtu ishte me dozë provokimi. “Ka diskutime për gjendjen tuaj fizike. A do të jeni të gatshëm për Evropian?”

“Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarje të madhe? Gjithnjë kam bërë më të mirën. Është çështje momenti: duhet të jeni në top-formë kur vërtetë vlenë”, është përgjigjur Shaqiri, sërish duke qeshur.

“Shumë është shkruar në ditët e fundit. Shumë gjëra të panevojshme po ashtu. Është fakt që kam pasur tetë javë pushim. Stinori në Amerikë ka nisur vetëm një muaj më parë. Është normale që nuk jam Shaqiri i vërtetë ende. Duhet edhe pak kohë”.

Ka pasur shumë shkrime edhe për raportet e Shaqirit me selektorin e Zvicrës, Murat Yakin. Ai u la në stol ndaj Danimarkës, javën e kaluar.

“Marrëveshja ishte që nuk do të luaja ndaj Danimarkës. Secili që thotë ndryshe gabon. Trajneri ka dashur të eksperimentojë dhe të shoh sa më shumë lojtarë që të jetë e mundur. Dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Raportet e Yakinit me mua ishin të mira që nga fillimi. Dhe vazhdojnë të jenë”, ka treguar Shaqiri.

Me golin e bukur nga goditja e dënimit, Shaqiri thotë se nuk ka dashur të dëshmojë asgjë. Ai tashmë është shumë i dëshmuar.

“Jam i lumtur që isha në gjendje të ndihmojë ekipin dhe që kemi fituar sërish. Kjo është shumë e rëndësishme për moralin tonë në prag të Kampionatit Evropian”.

Tani Shaqiri kthehet për në SHBA. Dhe ndonëse pati shumë raportime lidhur me emrin e tij, Xherdani largohet si fitues i madh i ndeshjeve të marsit. Dëshmoi sërish se forca në sulm e Zvicrës varet shumë prej tij.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 27/03/2024 27/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
14:18 -17/07/2026
Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse
13:57 -17/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?