KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Turizmi mungesë punonjësish të kualifikuar
Rajon

Rama: Turizmi mungesë punonjësish të kualifikuar

Kosova News
Kosova News 22:09 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi sot se, industria e turizmit ka sot një problem me kapitalin njerëzor, megjithëse pagat janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me 3-4 vite më parë

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Rama u shpreh se, “sot ne jemi përpara një fakti shumë kokëfortë, posaçërisht në industrinë e turizmit, e cila është një industri e re në Shqipëri, në kuptimin e krijimit të një ekosistemi, i cili po rrit me shpejtësi ambicien, dëshirën, mundësitë e investimeve për t’iu përgjigjur një kërkese marramendëse që vjen nga krijimi i Shqipërisë, në sytë e botës, si një destinacion turistik për t’u vizituar dhe të gjitha komplekset apo strukturat hoteliere të një niveli të caktuar, kanë jo vetëm paga të pakrahasueshme me 3-4 vite më parë, por kanë dhe gatishmërinë të paguajnë dhe më shumë për të plotësuar nevojat e tyre, sipas të gjitha funksioneve dhe roleve që duhet të ketë një sipërmarrje e kësaj natyre. Dhe problemin e kanë tek kapitali njerëzor”.

“Kjo shkon ende në kundërshti, për fat të mirë, në këtë rast me faktin që ne nuk kemi hë për hë, mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikimi të njerëzve. Ne nuk kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt me një punë të mirëpaguar në këtë industri, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, tha Rama.

“Këtu nis nevoja për një strukturë të re të marrëdhënies mes industrisë, mora turizmin si shembull, por mund të marr dhe të tjera, dhe aktorëve në sektorin publik, që nga qeveria në nivelin qendror, tek bashkitë në nivelin vendor, shkollat profesionale shtetërore ose private”, theksoi Rama.

“Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim të pashmangshëm. Një arsyetim mbi nevojën e bashkërendimit të forcave. Mbi nevojën e investimit të përbashkët me kushte të qarta, me përfitim reciprok. Për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe për sipërmarrjen që të ketë në dispozicion forca pune që i paguan në mënyrë dinjitoze, por që njëkohësisht merr mbrapsht performancën dinjitoze sipas vendit të punës”, u shpreh Rama/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?