KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjenerali Clark: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me SHBA-në sesa Serbia
Politikë

Gjenerali Clark: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me SHBA-në sesa Serbia

Kosova News
Kosova News 09:07 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas 25 vjetëve nga ndërhyrja e NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës dhe për përparimet e arritura gjatë kësaj periudhe.

Clark ka theksuar se Kosova, një shtet i ri, ka përpara një të ardhme të ndritshme.

Teksa ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, gjenerali Clark ka shprehur bindjen se Kosova është shumë më afër NATO-s dhe SHBA-së sesa Serbia.

“Çfarëdo që thotë ambasadori Hill, unë duhet ta shoh nga perspektiva e tij, përvoja e tij, por kur e shoh nga jashtë mua më duket se përderisa personeli i KROR-it është në Kosovë dhe me miqësinë historike midis shteteve të bashkuara dhe Kosovës, Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Clark.

Ndërkohë i pyetur se cili ishte momenti më i vështirë i vendimmarrjes gjatë fushatës së bombardimeve, Clark ka thënë se moment shumë i vështirë ishte kur rusët vendosën që të merrnin fushën ajrore të Prishtinës duke penguar operacionet e NATO-s dhe për të përçarë Kosovën.

Megjithatë, ai vlerëson që vendimi i bërë nga aleatët për të mbajtur të qëndrueshëm mbështetjen ndaj Kosovës ishte kthyer në të mirë të së ardhmes.

“Ky ishte moment shumë i vështirë sepse liderët politik të aleancës nuk ishin krejtë të sigurt mbi statusin, qëllimet e të gjitha këto, por që ia dolëm edhe në këtë drejtim pjesërisht, sepse aleatët,  Bullgaria, Rumania bllokuan fluturimet mbi hapësirat e tyre ajrore për përforcimet ruse, pra trupat ruse nuk merrnin mbështetje  nga forcat e tjera dhe për pak ditë ose javë u zgjodh edhe ajo situatë, por që ishte periudhë e vështirë”, ka deklaruar ai për RTK-në.

Në lidhje me situatën aktuale në Ukrainë, gjenerali Clark ka thënë se është një situatë e rrezikshme duke shtuar se kjo situatë është krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai teksa ka komentuar edhe deklaratat kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për Kosovën, duke theksuar se prania e forcave të NATO-s siguron që mos të ketë keqkuptime në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, gjenerali Clark për sulmin në Banjskë ka theksuar se trupat e KFOR-it dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më shumë vigjilent dhe më të drejtpërdrejtë me Serbinë se kjo nuk duhet të ndodhë më.

Sipas tij, ajo se çka po ndodhë në Serbi është reflektim i Ukrainës.

Përkujtohet Masakra e Krushës së Madhe, e pranishme presidentja Osmani

Gjithashtu lexoni:

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

Kosova News 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?