KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli rrëzon kërkesën e Berishës, nuk mund të marrë pjesë në seanca
Rajon

Apeli rrëzon kërkesën e Berishës, nuk mund të marrë pjesë në seanca

Kosova News
Kosova News 19:17 -25/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha se kërkesa u rrëzuar nga gjykata, por parësore mbetet lirimi i tij nga akuzat, të cilat i quan politike dhe pa fakte.

“Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve. Ai trajtohet nga Kushtetuta janë rastet kur mandati mbaron ose ndërpritet dhe në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet kjo. Kërkesa për  dhënien e lejes është një kërkesë e pjesshme, pasi ne e kemi bërë në kuadër të kërkimeve të plota për të mos lënë asnjë shteg procedural e kushtetues pa konsumuar në dobi të çështjes. Objektivi ynë është lirimi i Berishës pasi nuk ka vepër penale, nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Nëse deri më sot nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje për detyrimin ligjor që ata kanë për të raportuar 1 herë në dy muaj në gjykatë, herën e fundit sollën disa dokumente që nuk kanë lidhje me çështjen. Dua t’i denoncoj që ka një set provash që bëjmë vajtje ardhje, i sjellim dhe nuk i pranon SPAK. Nuk i lexojnë as për kuriozitet”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse mandati i Sali Berishës do të digjet, avokati tha se ligji kërkon një arsye se një deputet nuk vjen në kuvend dhe Berisha e ka një të tillë.

“Zoti Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye, pasi ligji kërkon arsyen e mungesës. Nëse do të quhet arsye lajthitja e kësaj gjykate e SPAK me Berishën do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha avokati.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor 2023 lidhur me dosjen “Partizani”, ku akuzohet për korrupsion pasiv.

Prej 30 dhjetorit 2023, ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie lidhur me akuzën e korrupsionit pasiv për çështje Partizani. Sipas ligjit mos marrja pjesë për 6 muaj në punimet e Kuvendit, deputeti humbet mandatin e tij. Prej rreth 3 muajsh në “arrest shtëpie” Berisha rrezikon t’i ndiqet mandati. Më parë këtë kërkesë Berisha e kishte bërë në GJKKO, por ishte rrëzuar nga shkalla e parë e gjykimit.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 25/03/2024 25/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?