Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes pas paralajmërimeve që ka dhënë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se sonte do të ketë në Prishtinë vërshime të shpejta dhe erëra të forta.
Komuna ka dhënë dy numra kontakti të Qendrës Emergjente të kryeqytetit.
“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e bërë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës.


