KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mjekët refuzojnë vaksinat që ua japin qytetarëve
Shëndetësi

Mjekët refuzojnë vaksinat që ua japin qytetarëve

Kosova News
Kosova News 20:32 -23/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Krahas të moshuarve e të sëmurëve me sëmundje kronike, imunizimi kundër gripit sezonal rekomandohet edhe për profesionistë shëndetësorë. Por, sipas të dhënave të IKSHPK-së del se një numër i madh i tyre refuzojnë që ta marrin vaksinën. Për këtë shkak Instituti ka zhvilluar takime me disa profile mjekësh e infermierësh për t’ua rikujtuar rëndësinë e këtij procesi. E në Odën e Mjekëve fajësojnë mungesën e planifikimit dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional për këtë situatë

Prej afro 10 mijë e 400 punëtorëve shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitale rajonale, vetëm rreth 1 mijë e 200 sish janë imunizuar kundër gripit sezonal.

Krahas të moshuarve e personave me sëmundje kronike, marrja e vaksinës kundër gripit u rekomandohet edhe profesionistëve shëndetësorë. Por, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ata në vazhdimësi i janë përgjigjur në numër të paktë thirrjes.

Për këtë shkak, pos fushatave vetëdijesuese me qytetarë për përfitimet nga vaksinat, IKSHPK-ja zhvillon takime edhe me profile të ndryshme mjekësh e infermierësh.

“Ndonjëherë duket paksa paradoksale që mjekët t’ju shpjegojnë mjekëve pse duhet vaksinuar, mirëpo në rrethanat kur kemi, për shembull, prani jashtëzakonisht të infeksioneve të ndryshme respiratore, raste të gripit, është gjithmonë e nevojshme apo e dobishme që të rikujtohet që ekziston vaksina e cila nuk ka limite të përdorimit dhe është mjaft e dobishme nëse përdoret edhe prej profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë Faik Hoti, mjek në IKSHPK.

Ai e ka vlerësuar të nevojshëm informimin mbi vaksinat, veçmas në periudhat sikurse sivjet, kur gripi e kaloi pragun epidemik.

“Natyrisht, profesionistët shëndetësorë e dinë rëndësinë e vaksinimit por meqë punojnë gjithmonë, janë në kontakt me pacientë, me qytetarë të ndryshëm, ekziston nganjëherë ai perceptimi që ata e konsiderojnë veten që janë të mbrojtur ose imunë ndaj agjentëve të ndryshëm apo viruseve me të cilët mund të jenë në kontakt potencialisht”, ka theksuar Hoti.

E, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, ka thënë se numri i ulët i mjekëve që vaksinohen nuk përbën befasi, dhe thotë se kjo është pasojë e mungesës së planifikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Fundja-fundit, është vendim individual i gjithsecilit ta bëjë një gjë të tillë. Edhe nuk kam parë, së paku Instituti ndoshta përmes sistemit menaxherial të QKUK-së edhe klinikave, të bëjë një kampanjë apo një vetëdijesim, përkundër që punëtorët shëndetësorë do të duhej të ishin të vetëdijshëm për këtë çështje dhe të rritet ky numër. Por ja se ky është”, ka thënë Sejdiu.

Ai përmend edhe periudhën e pandemisë COVID-19, kur, sipas tij, gjithashtu ka qenë i ulët numri i mjekëve që janë imunizuar ndaj koronavirusit.

Për trajnimet me mjekë gjinekologë e pediatër mbi imunizimin, si dhe për numrin e atyre që morën vaksinën kundër virusit të gripit, KOHA u adresoi pyetje klinikave përkatëse, porse në përgjigjet e përcjella thanë që sqarimet të kërkohen nga IKSHPK-ja. Të dhëna nuk kanë ofruar as në Odën e Infermierëve e as në SHSKUK.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 23/03/2024 23/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?