KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale 
Botë

Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale 

Kosova News
Kosova News 18:31 -23/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin po ngre alarmin lidhur me ngrohjen globale, duke përmendur rritjen në nivele rekord vitin e kaluar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, temperaturat në të gjithë planetin dhe shkrirjen e akullnajave. Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron në raportin e saj “Gjendja e Klimës Globale”, se përpjekjet botërore për të ndryshuar prirjet e ndryshimeve klimatike kanë qenë të pamjaftueshme.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore Meteorologjike për klimën thekson shqetësimet lidhur me objektivat botërore për të kufizuar rritjen e temperaturës së planetit në jo më shumë se 1.5 gradë celsius nga nivelet para-industriale.

Periudha nga marsi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024 shënoi rritje temperature përtej kufirit, duke arritur mesatarisht 1.56 gradë Celsius, sipas Agjencisë Evropiane për motin, Copernicus.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, deri nga fundi i vitit, 90% e oqeaneve u përballën me një valë të nxehti. Akullnajat që vëzhgohen që nga vitet 1950, shënuan humbje rekord të depozitave. Akulli në Antarktik shënoi nivelet më të ulëta ndonjëherë.

“Tendenca afatgjatë e nxitur nga gazet që shkaktojnë efektin serrë po rrit temperaturat globale, po rritet nxehtësia e oqeaneve dhe po shkrihen akullnajat”, thotë John Kennedy, shkencëtar me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për motin dhe autor kryesor i raportit për gjendjen globale të klimës.

Përmes një deklarate që përkon me raportin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, thekson koston njerëzore si rezultat i motit ekstrem të shkaktuar nga ngrohja globale.

“Ndikimi është i ashpër dhe brutal me një fuqi vdekjeprurëse. Raporti detajon motin ekstrem në mbarë botën gjatë vitit 2023 dhe gjurmët e lëna nga efektet shkatërruese. Mijëra të vdekur dhe miliona njerëz të shpërngulur. Shkatërrime në sektorin e bujqësisë dhe humbje të mëdha ekonomike. Ndryshimi i klimës ka ndikime shkatërruese në zhvillimin e qëndrueshëm”.

Raporti thotë se gjatë vitit 2023 rreth 330 milionë njerëz u përballën me pasiguri ekstreme ushqimore, çka mund të jetë ndikuar edhe nga pandemia. Kjo shifër përpara pandemisë ishte rreth 149 milionë njerëz. Sipas raportit, duket qartë se moti ekstrem luajti një rol madhor në zhvendosjen e popullsisë së rrezikuar. Raporti thotë se valët e të nxehtit, përmbytjet, thatësira dhe zjarret shkaktuan kaos dhe mjerim për miliona njerëz në të gjithë botën.

Rritja e energjisë së rinovueshme me rreth 50% gjatë vitit 2022 përbën “një fije shprese”, sipas raportit, i cili thotë se janë të pamjaftueshme kontributet financiare për fondin global për të ndihmuar vendet e rrezikuara që t’u përshtaten ndryshimeve klimatike.

Raporti thotë se fondi global arriti në 63 miliardë dollarë në vitin 2022 ndërsa vlerëson se deri në vitin 2030 vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 212 miliardë dollarë. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 23/03/2024 23/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?