KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diskutohen shqetësimet e fermerëve dhe veterinerëve për subvencione
Lajme

Diskutohen shqetësimet e fermerëve dhe veterinerëve për subvencione

KosovaNewss
KosovaNewss 18:44 -22/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Veterinerëve e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një takim të përbashkët kanë diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e subjekteve veterinere nëpër komuna të Kosovës.

Kryetari i OVK-së, Arsim Ademi, kryetar i shoqëruar nga nënkryetari, Hasan Limani, tha se kërkesat dhe shqetësimet janë shfaqur pas thirrjes së MBPZhR-së për aplikim për programin për Pagesa Direkte/Subvencione për vitin 2024, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MBPZhR).

“Problemi kryesor është që në disa komuna subjektet veterinere ende nuk kanë kontrata me AUV-në, për kryerjen e shërbimeve veterinere, sidomos ato që lidhen me aplikimin e fermerëve për pagesa direkte. Për realizimin e kësaj fermerët duhet paraprakisht të regjistrojnë kafshët në databazën e sistemit të sistemit të identifikimit që të marrin vërtetimet”, tha Ademi.

Përfaqësuesit e OVK-së ngritën shqetësimin nëse UA, mund të sjellë vonesa në procesin e furnizimit me matrikuj të ri dhe si rezultat do ta vononin vet procesin e aplikimit për pagesa direkte nga fermerët.

“Duke kujtuar edhe faktin që ka më shumë se një vit që ka pasur mungesë të furnizimit me matrikuj për dele, dhi dhe derra. Sqarime u kërkuan edhe për titullarin se kush do ta bëjë matrikullimin e kafshëve tash e tutje dhe për mënyrën e pagesës për vendosjen e matrikujve”, tha Ademi.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, u premtoi se procesi i kontraktimit të subjekteve veterinere është në vazhdim e sipër dhe pritet të përfundoj brenda muajit, ashtu që në secilën komunë do të këtë subjekte veterinere të kontraktuara për kryerjen e shërbimeve veterinere.

Po ashtu ai u zotua se procedurat e furnizimit me matrikuj të ri, bazuar në udhëzimin e ri administrativ (UA MBPZhR), janë drejtë përfundimit dhe se brenda muajit pritet që matrikujt e ri do të arrijnë tek subjektet veterinere.

“Vendosja e matrikujve do të vazhdoj të bëhet nga veterinerët (ashtu siç edhe ka qenë deri më tash). Po ashtu mënyra e pagesës për vendosjen e matrikujve tek kafshët mbetet e njëjtë. Si risi tash e tutje veterineri e blenë matrikullin direkt nga furnizuesi, e më pas ajo i kompensohet nga AUV-i”, tha Hoxha.

Tutje Bekim Hoxha kërkoj nga subjektet veterinere që t‘i kthejnë të gjithë matrikujt e vjetër që ata i kanë në stoqe, dhe që përkohësisht të ndërpritet lëshimi i vërtetimeve dhe dhënia e regjistrave të kafshëve.

“Kjo, derisa sa të kontraktohen subjektet veterinere për kryerjen e shërbimeve edhe në komunat e tjera dhe derisa të bëhet pajisja e subjekteve veterinere të kontraktuara me matrikujt e ri”, tha Hoxha.

Ai u premtoi se ka zotim nga MBPZhR-ja që koha e aplikimit për pagesa direkte do të zgjatet aq sa do të jetë e nevojshme që asnjë nga fermerët që merren me mbarështimin e kafshëve të mos mbetet pa aplikuar në programin për pagesa direkte.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes

KosovaNewss 22/03/2024 22/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?