KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në
Botë

Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

Kosova News
Kosova News 21:40 -20/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë luftën e Rusisë në Ukrainë një rrezik kombëtar për vetë Shtetet e Bashkuara, megjithatë ata vlerësojnë se ky rrezik mbetet pas Kinës kur bëhet fjalë për kërcënimet afatgjata ndaj sigurisë së Amerikës.

Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Republika Popullore e Kinës vazhdon të paraqesë sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë tonë kombëtare”, do t’u thotë zoti Ratner ligjvënësve, sipas një kopjeje të komenteve të tij të siguruar nga Zëri i Amerikës.

“Republika Popullore e Kinës mbetet i vetmi vend me vullnetin dhe aftësitë gjithnjë e më të mëdha për të mbizotëruar në rajonin e Indo-Paqësorit duke zhvendosur Shtetet e Bashkuara”, paralajmëron zoti Ratner, duke shtuar, “RPK po ndjek qëllimet e saj me aktivitete gjithnjë e më shtrënguese në ngushticën e Tajvanit, detet e Kinës Jugore dhe Lindore, përgjatë vijës së kontrollit aktual me Indinë dhe më gjerë.”

Kjo nuk është hera e parë që zoti Ratner flet për kërcënimin në rritje nga Pekini.

Në tetor ai foli për ushtrinë e Kinës lidhur me atë që ai e përshkroi si një “rritje të mprehtë” të sjelljes së rrezikshme në detet e Kinës Lindore dhe Jugore.

Ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes Ratner paralajmëroi gjithashtu se udhëheqësit e Kinës “po e shrytëzonin gjithnjë e më shumë PLA-në [Ushtrinë Çlirimtare Popullore] si një instrument masash shtrënguese”.

Në raportin vjetor të Pentagonit për Fuqinë Ushtarake të Kinës thuhet se arsenali bërthamor i Kinës është rritur më shpejt se sa pritej, ndërsa Pekini po ndërton infrastrukturën e nevojshme për një zgjerim të mëtejshëm të forcave të tij bërthamore.

Kina i është përgjigjur akuzave të tilla duke akuzuar SHBA-në se po e ekzagjeron kërcënimin.

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin lëshoi një paralajmërim të tijin, duke theksuar kërcënimin nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Ukrainës sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Sekretari Austin në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë. “Por ne gjithashtu qëndrojmë pranë Ukrainës sepse është vendimtare për sigurinë tonë.”

“Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me rreziqe të reja të rënda në një botë ku agresioni dhe autokracia janë në marshim dhe ku tiranët janë inkurajuar dhe ku diktatorët mendojnë se mund ta fshijnë demokracinë nga harta”, tha më tej ai.

Zyrtarët e zbulimit amerikan vlerësuan kohët e fundit se kërcënimet nga Rusia dhe Kina janë të lidhura dhe se lufta e Rusisë ka shërbyer për të inkurajuar udhëheqjen e Kinës.

Drejtorja e zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se Pekini ka arritur të marrë lehtësimet e kërkuara prej kohësh nga Moska në këmbim të mbështetjes për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se suksesi rus në Ukrainë mund të “ngjallë ambiciet e udhëheqjes kineze në rastet e paparashikuara që shkojnë nga Tajvani deri në Detin e Kinës Jugore”.

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ely Ratner do t’i informojë ligjvënësit amerikanë të mërkurën për masat e Departamentit të Mbrojtjes drejt forcimit të aleancave kryesore në Indo-Paqësor dhe zhvillimit të asaj që ai e quan një “forcë rajonale” përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe Australinë.

Ai do të dëshmojë gjithashtu se buxheti i propozuar i Pentagonit për vitin 2025 po i jep përparësi investimeve në energjinë ajrore, detare dhe nënujore, si dhe në modernizimin e forcave bërthamore të SHBA-së me një sy drejt përpjekjeve të vetë Pekinit për modernizimin ushtarak.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 20/03/2024 20/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?