Autoritetet e Zelandës së Re kanë njoftuar të mërkurën se do të ndalojnë cigaret elektronike njëpërdorimshe dhe do të rrisin gjobat për ata që u shesin produkte të tilla të miturve.
Masa vjen më pak se një muaj pasi qeveria shfuqizoi një ligj të miratuar nga qeveria e mëparshme për të hequr dorë nga pirja e duhanit, duke ua ndaluar përjetësisht të rinjve që të blejnë cigare elektronike njëpërdorimshe, shkruan AP.
Sipas ligjeve të reja, shitësit me pakicë që u shesin cigare elektronike fëmijëve nën 18 vjeç do të përballen me gjoba deri në 60 mijë dollarë, ndërsa individët do të gjobiten me 600 dollarë.


