Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është raportuar se ka shtyrë me duar një gazetare pasi doli para mediave, e cila po i bënte pyetje.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, e cila e cilësuar si sjellje të pafalshme nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndaj një gazetareje. “Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetaret femra në ndjekjen e së vërtetës, duke theksuar nevojën urgjente që liderët të respektojnë median dhe të ruajnë integritetin gazetaresk”, shkruan në reagim Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Por kryeministri Edi Rama, ka shkruar në platformën ‘X’, se kjo është gënjeshtër. “Ndjesë pas një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme, ndërsa gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanë gjithashtu janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që kishte asgjë afër një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjën me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve jotetike ) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore”, ka shkruar Rama në ‘X’


