KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aleksandër Lumezi lirohet nga detyra e kryesuesit të KRPSH-së, Zejnullah Gashi merr pozitën e tij
Lajme

Aleksandër Lumezi lirohet nga detyra e kryesuesit të KRPSH-së, Zejnullah Gashi merr pozitën e tij

Kosova News
Kosova News 18:50 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 244-të me radhë, në të cilin diskutoi dhe miratoi pikat sipas rendit të ditës.  Që në fillim të takimit të sotëm dha betimin anëtari më i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e shoqërisë civile, i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, Visar Krasniqi. Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:

Miratoi nëntë (9) raporte vjetore të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit për vitin 2023.

Miratoi Raportin vjetor për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për vitin 2023.

Avancoi prokuroren Merita Kurtishi-Gaka nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila do të fillojë punën nga data 1 prill 2024.

Avancoi prokurorin Fatos Ajvazi nga Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili do të fillojë punën nga data 1 prill 2024.

Caktoi tre (3) anëtarë të Komisionit Këshillëdhënës për Etikën e Prokurorëve me mandat trevjeçar, prokurorët si në vijim: kryetar Lulzim Sulejmani, anëtar Agron Qalaj dhe anëtare Sheribane Selimi-Muçaj, kurse anëtarë rezervë u caktuan prokurorja Laura Pula dhe prokurori Shkëlzen Ibrahimi.

Miratoi Planin e personelit të sistemit prokurorial për vitin 2024, së bashku me rekomandimet e anëtarëve të KPK-së.

Miratoi Raportin vjetor të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2023 dhe Planin i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2024.

Transferoi prokurorin e Prokurorisë së Apelit, Arben Ismajli, në Prokurorinë Speciale.

Shpalli konkurs të brendshëm për transferimin e gjashtë (6) prokurorëve në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe konkurs të brendshëm për avancim në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, konkurse këto, të cilat do të publikohen më 25 mars 2024.

Aprovoi dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lulzim Aliu, kurse propozimi për lirim nga detyra do t’i dërgohet Presidentes së vendit.

Aprovoi kërkesën për lirim nga detyra të kryesuesit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe caktoi në vend të tij Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, kurse kryesues të Komisionit caktoi Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Miratoi Raportin e Komisionit zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarin e KPK-së nga radhët e PSRK-së, duke zgjedhur njëkohësisht anëtarin e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.

Refuzoi marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe riktheu rastin tek paneli hetimor.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?