KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm
Rajon

Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm

Kosova News
Kosova News 15:11 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, planin e dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërtime hotelesh e vilash në ishullin e Sazanit.

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur dyshime për ndikimet politike në këtë projekt e madje edhe për konflikt interesi, sidomos pasi Trumpi po tenton tjetër mandat në krye të SHBA-së. Në projektet e Jared Kushnerit është përfshirë edhe Richard Grenelli, ish-emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor. Sipas mediumit prestigjioz gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” realizimi i këtij projekti potencial mund të ketë pasoja të mëdha, teksa ka përmendur edhe “marrëveshjen e planifikuar” për ndarjen e Kosovës.

Në një deklaratë për media të martën, kryeministri Rama ka thënë se “është mësuar me akuzat e njerëzve”.

Ai ka thënë se nga projekte të tilla “fitojnë shqiptarët”.

“Shqiptarët do të fitojnë çka nuk imagjinohej vite më parë sepse nxitja e këtyre zhvillimeve pasuron shqiptarët, rrit ekonominë, stimulon zinxhirin e prodhimit. Ata konsumojnë këtu. Shqipëria do të jetë konkurrente e ‘luanëve të Mesdheut’. Është aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit. Unë flas me fakte. Kemi ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit”, ka thënë Rama duke shtuar se ideja e tillë ka qenë para se ai të bëhej kryeministër.

Rama ka thënë se “transformimi i Sazanit në xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme”.

Në fund të konferencës kryeministri Rama refuzoi të përgjigjej në pyetjen e një gazetare duke provuar t’ia kapte faqen e duke nxitur reagim të gazetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?