KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike
Botë

Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike

Kosova News
Kosova News 17:58 -18/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi sot nevojën që zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike. Ai tha në takimin e tretë për Demokracinë që u mbajt në Seul të Koresë së Jugut të hënën se regjimet autoritare përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare, që duan ta përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe për të dëmtuar të drejtat e njeriut.

Blinken i bëri komentet të hënën në Takimin e tretë për Demokraci, që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Sekretari Blinken u tha të pranishmëve se qeveritë duhet të sigurohen që e ardhmja e teknologjisë të jetë gjithëpërfshirëse.

“Demokracitë tona nuk janë paprekshme nga dëmet që mund të shkaktojë keqpërdorimi i inteligjencës artificiale, duke përfshirë zgjedhjet që bëjnë kompanitë e teknologjisë në zhvillimin e inovacioneve të tyre; nga mundësia e qytetarëve tanë që të kenë më pak qasje për të ndjekur burime të ndryshme mediatike për shkak të dështimeve të inteligjencës artificiale. Motorët e kërkimit në internet mund të krijojnë diskriminim dhe paragjykime, që prekin pakicat racore dhe etnike”, deklaroi Blinken.

Ai përsëriti akuzat e Uashingtonit se Rusia dhe Kina qëndrojnë pas fushatave globale që synojnë manipulimin e informacionit. Disa zyrtarë evropianë kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për kryerjen e fushatave dezinformuese duke përdorur inteligjencën artificiale.

Në fjalimin e tij, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha se vendet kanë për detyrë të ndajnë përvojat dhe aftësitë në mënyrë që inteligjenca artificiale dhe teknologjia të mund të përdoren për të promovuar demokracinë.

“Përdorimi i lajmeve të rreme dhe informacionit të rremë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë dixhitale jo vetëm që shkel liritë individuale dhe të drejtat e njeriut, por kërcënon gjithashtu sistemet demokratike. Për më tepër, teknologjia dixhitale mund të krijojë një hendek midis kombeve dhe zgjeron pabarazitë ekonomike, gjë që nga ana tjetër përkeqëson ndjeshëm vlerat demokratike”, tha ai.

Takimi për Demokracinë, i organizuar nga Koreja e Jugut, është një iniciativë e Presidentit amerikan Joe Biden që synon të diskutojë mënyrat për forcuar demokracinë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 18/03/2024 18/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?