KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci merr pjesë në konferencën “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtar” në Zvicër
Arsim

Nagavci merr pjesë në konferencën “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtar” në Zvicër

Kosova News
Kosova News 17:06 -17/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Konferencën “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtarë” e cila është mbajtur në Zvicër.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, mësimi i gjuhës shqipe në diasporë lidhet drejtpërdrejtë me të vegjlit dhe të rinjtë tanë që po rriten larg trojeve shqipfolëse, ndaj vlera e saj është jashtëzakonisht e madhe.

Nagavci vlerësoi se, puna e mësimdhënësve në shtetet ku jetojnë, kontributi që japin në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe përkushtimi tyre i vazhdueshëm na jep shpresë që fëmijët tanë nuk do ta humbasin krenarinë për prejardhjen e tyre.

Nagavci foli edhe për hapat konkret të cilat janë marrë nga Ministria e Arsimit për intensifikimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare, për bashkëkombësit që jetojnë jashtë trojeve amtare.

Sa u përket veprimeve që janë marrë nga MAShTI, Nagavci përmendi projektin e përbashkët me Universitetin e Prishtinës, i cili synon të mbështetjes dhe promovojë shkencat e albanistikes, me vëmendje të veçantë programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, duke ofruar skema të mbështetjes konkrete financiare për të gjithë studiuesit dhe studentet e gjuhës shqipe.

Në këtë drejtim, ministrja Nagavci foli edhe për nënshkrimin e urdhër-vendimit për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për Nivelin II (klasat 4,5,6), i cili është projekt i përbashkët me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, finalizimin e tekstit të Nivelit I i cili është finalizuar vitin e kaluar dhe shpalljen konkursit për tekstin e Nivelit III.

Për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe misionin e rëndësishëm të mësimdhënësve shqiptarë në realizmin e këtyre synimeve ka folur kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Profesor Riza Demaj.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, ministrja Nagavci mori pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkim të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ në Zvicër (LAPSH) dhe Shkollës Shqipe në Zvicër (SHSHZ).

Marrëveshja synon të rrisë numrin e nxënësve, të integrojë stafin mësimor të dyja shkollave dhe të forcojë programet arsimore në gjuhën shqipe për të gjitha nivelet.

Ky bashkim është hap i madh në përpjekjet për të avancuar arsimimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për diasporën shqiptare në Zvicër.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kosova News 17/03/2024 17/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?