KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja kërkon që në Serbi të ketë përgjegjësi për krimet e luftës e jo të dënohen ata që protestojnë
Lajme

BE-ja kërkon që në Serbi të ketë përgjegjësi për krimet e luftës e jo të dënohen ata që protestojnë

Kosova News
Kosova News 21:12 -15/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e shprehjes si e drejtë themelore dhe të mos dënohen ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës.

Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë lidhur me dënimin me burg të një aktivisteje në Serbi për shkak se kishte hedhur vezë në një mural të gjeneralit Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

“Drejtësia duhet të sigurojë përgjegjësi për krimet e luftës, e jo të dënojë ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës”, tha Pisonero.

“Liria e shprehjes është e drejtë themelore në BE, e cila duhet të mbrohet. Çfarëdo mase e heqjes së lirisë apo çfarëdo sanksionimi penal duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional. Një masë e tillë e vendosur në bazë të shprehjes së qëndrimeve politike është problematike dhe i nënshtrohet kufizimeve të prera sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, shton ajo.

Aktivistja Aida Qoroviq me kolegen e saj, Jelena Jaqimoviq, ishin arrestuar në Serbi në ditën që shënon luftën kundër fashizmit sepse kishin hedhur disa vezë në një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Kjo aktiviste ishte dënuar fillimisht me 850 euro gjobë që është dashur ta paguajë deri me 14 dhjetor të vitit 2023. Në vendimin e gjykatës thuhej se Aida Qoroviq e kishte shkelur ligjin për rendin publik sepse “kishte hedhur vezë në drejtim të një ndërtese banimi”, dhe se kishte fyer policët kur ata po zbatonin detyrat e tyre.

Qoroviq tha për Radion Evropa e Lirë më 14 mars se ka një afat prej tetë ditësh gjatë së cilit duhet të lajmërohet për të kryer dënimin në burgun “Padinska skela”, ku do të duhej të qëndrojë për tre muaj.

Bashkimi Evropian disa herë ka tërhequr vërejtjen se në Serbi edhe nga niveli më i lartë, vihen në dyshim krimet e luftës, madhërohen kriminelët dhe mohohet gjenocidi. Blloku evropian po ashtu ka thënë se një sjellje e tillë nuk është në përputhje me synimin e shprehur nga Serbia se dëshiron të integrohet në BE dhe as me frymën e ndërtimit të raporteve të mira ndërfqinjësore në rajon.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 15/03/2024 15/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?