Ministri Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët. Peci i ka reaguar AAK-së, duke thënë shihemi të hënën, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar të njëjtit, duke e quajtur manipulues ordiner, pasi ministri publikoi foto nga zyrat e AAK-së se i ka rikthyer zyrat në pronësi të ministrisë së bujqësisë.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Shihemi të hënën!
Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!
Ju uroj një fundjavë të qetë!
P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”.


