Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të japë dorëheqjen nga posti për t’u bërë kandidat për kryeministër nga Partia Socialdemokrate (SDP), raporton mediumi kroat “Jutarnji”.
Parlamenti kroat u shpërnda të enjten [dje] për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat pritet të mbahen para qershorit.
Milanoviq ka shërbyer si president i Kroacisë që nga shkurti i vitit 2020. Ishte kryeministër nga viti 2011 deri më 2016. Njihet për politike të ashpër ndaj fqinjit Serbisë.
Ai pritet ta ketë kundër-kandidat kryeministrin aktual Andrej Plenkoviq nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). HDZ-ja është në pushtet që nga viti 1991 në Kroaci.
Milanoviqi dhe Plenkoviqi pritet të sfidohen nga një grup partish qendrore dhe me prirje të majtë që kanë njoftuar tashmë se do të kandidojnë në koalicion.
Në Kroaci janë planifikuar edhe zgjedhjet presidenciale deri në fund të vitit.
Vendi me rreth 3.8 milionë banorë mbetet një nga ekonomitë më të varfra në Bashkimin Evropian, duke mbijetuar kryesisht nga turizmi përgjatë bregdetit të tij të Detit Adriatik.


