Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, e ka ngushtuar epërsinë për Dinamon e Zagrebit në duelin në udhëtim te PAOK-u.
Hoxha shënoi në minutën e 49-të për 3:1.
Është ndeshja kthyese e një të tetës së finales në Ligën e Konferencës.
Në “Maksimir”, Dinamo e Zagrebit fitoi 2:0 në javën e kaluar.