KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja nuk sheh shenja se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore
Botë

SHBA-ja nuk sheh shenja se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

Kosova News
Kosova News 10:42 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën vonë se nuk sheh ndonjë tregues se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është i gatshëm ta bëjë këtë, nëse kërcënohet sovraniteti i Rusisë.

“Ne nuk kemi parë ndonjë arsye për ta përshtatur qëndrimin tonë bërthamor, e as nuk kemi parë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Lideri rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore, prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Jean-Pierre shtoi se “retorika bërthamore e Rusisë” ka qenë “e pamatur” gjatë gjithë kohës prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës.

Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror, e cila u publikua më 13 mars, Putini e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden, si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit, dhe tha se nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai tha se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë dhe se “nga pikëpamja tekniko-ushtarake, ne jemi të gatshëm”, shkruan REL.

Putini tha se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë”.

Një kërcënimi të tillë ai e bëri edhe gjatë një fjalimi para kombit në shkurt, kur e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?