KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fushë-Kosova befason Ballkanin, Llapi dështon në Malishevë
Sport

Fushë-Kosova befason Ballkanin, Llapi dështon në Malishevë

Kosova News
Kosova News 15:24 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Skuadra e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, Fushë Kosova ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 25-të në Superligë, duke e mposhtur liderin dhe kampionin aktual, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është mbyllur me fitoren e Fushë Kosovës, me rezultat 2:0. Heroi i fitores ishte Alden Shkreli, i cili shënoi të dy golat për skuadrën e tij. Fillimisht realizoi në minutën e 12-të dhe më pas në minutën e 52-të.

Megjithatë, humbjen e Ballkanit nuk ka arritur ta shfrytëzojë Llapi, që gjithashtu është mposhtur si mysafir. Skuadra e Tahir Batatinës ka pësuar në stadiumin “Liman Gegaj” në përballje me Malishevën, me shifrat 2:1. Të dy golat për Malishevën i realizoi Drilon Hazrollaj. Të parin në minutën e 28-të nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 48-të. Ndërkaq, për llapjanët shënoi Ahmed Januzi, në minutën e 53-të. Kësisoj, Llapi mbetet në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani, derisa Malisheva e forcon pozitën e katërt, me 44 pikë.

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Gjilani, që e mposhtur Lirinë tashmë të dorëzuar, me rezultat 3:0. Elvedin Heriq (8’), Marko Roganoviq (46’) dhe Edi Basha (85’).

Gjithashtu lexoni:

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit

Bokserja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës

Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio

Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll

Kosova News 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?