KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori gjen një varg shkeljesh në KPM:  Disa media dhe operatorë kabllor janë licencuar pa i plotësuar kriteret
Lajme

Auditori gjen një varg shkeljesh në KPM:  Disa media dhe operatorë kabllor janë licencuar pa i plotësuar kriteret

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:27 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se janë bërë një varg shkeljesh dhe parregullsish në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) në lidhje me procesin e licencimit dhe ripërtëritjen e licencave të disa operatorëve kabllorë.

Në një konferencë për media të mërkurën, drejtoresha e ZKA-së, Vlora Spanca, ka prezantuar gjetjet e auditorit në menaxhimin i licencave në Komisionin e Pavarur për Media duke thënë se operatorët e shpërndarjes dhe ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale të mediave janë licencuar pa plotësuar kriteret.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se procesi i menaxhimit të licencave të Ofruesve të Shërbimeve nga KPM-ja është karakterizuar me dobësi duke ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen. Operatorët e shpërndarjes dhe ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale të mediave janë licencuar pa plotësuar kriteret. Komisioni i Pavarur i Mediave me rastin e vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara për licencat e transmetimit nuk ka marrë parasysh të gjitha kriteret sipas rregullores së përcaktuar. Po ashtu, ripërtërirja e licencave përcillet me mangësi të konsiderueshme të cilat rrezikojnë integritetin e sistemit të licencimit në Kosovë”  thuhet ndër të tjera në gjetjet e auditorit.

Gjatë prezantimit të këtij raporti znj.Vlora Spanca ka theksuar se shumica e mediave veprojnë pa përmbushur obligimet financiare të tarifave vjetore përgjatë viteve dhe masat ligjore ndaj tyre nuk zbatohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ku për pasojë kemi grumbullim të borxheve.

“Në grumbullimin e borxheve ka ndikuar edhe mungesa e monitorimit të  mediave me kohë dhe në mënyrën e duhur, po ashtu, ndërmarrja e hapave konkret ndaj atyre mediave të cilat nuk zbatojnë kriteret dhe anashkalojnë pagesat e tarifave vjetore.

Mediat nuk kanë respektuar në mënyrë të vazhdueshme afatin 60-ditor të aplikimit për ripërtrirjen e licencave dhe pavarësisht shkeljeve financiare, autoritetet rregullatore nuk kanë ndërmarrë masa ndëshkuese. Në procesin e vendimmarrjes për ripërtëritje të licencave kishte vonesa të mëdha, kryesisht për shkak të mungesës së kuorumit në Komisionin e Pavarur të Mediave duke ndikuar negativisht tek operatorët dhe shërbimet e transmetimit” thuhet ndër të tjera në raportin e Zyres Kombëtare të Auditimit.

E pyetur nga gazetari i KosovaNews se kush janë operatorët dhe  mediat të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret për licencim dhe a do të dërgohen këto raporte në prokurori? znj.Spanca nuk përmendi emra duke thënë se kjo gjë nuk praktikohet nga ZKA-ja ndërsa shtoi se këto raporte do t’i dërgohen zyrës ligjore brenda ZKA-së dhe nëse ata gjejnë elemente të veprës penale, do të procedohen në organet hetuese.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

Jeton Sopa 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?