Sonte kthehet Champions League me dy ndeshje interesante, ajo në mes Arsenalit e Portos dhe Barcelonës e Napolit.
Ndeshjen e parë, Arsenali e ka humbur në udhëtim te Porto me një gol të shënuar në minutën e fundit.
Ndërsa, ekipi i Mikel Artetas sonte synon rikthimin e rezultatit për të ecur tutje në garën më të fortë në Evropë.
Kurse, ndeshja mes Barcelonë e Napolit në Itali ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.
Barcelona sonte konsiderohet favorit ndaj italianëve, të cilët s’po kalojnë në formë të mirë, e që në formacionin zyrtar, startues është edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Tashmë të dyja ekipet i kanë bërë zyrtare formacionet, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Barcelona: Ter Stegen, Cancelo, Cubarsi, Araujo, Kounde, Lopez, Christensen, Gundogan, Raphinha, Lewandowski dhe Yamal.
Napoli: Meret, Rui, Juan Jesus, Rrahmani, Di Lorenzo, Anguissa, Lobotka, Traore, Kvaratskheila, Osimhen dhe Politano.