KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sanduloviq: Cilat do të jenë reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj fotografisë së Gjuriqit me Radoiçiqin?
Rajon

Sanduloviq: Cilat do të jenë reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj fotografisë së Gjuriqit me Radoiçiqin?

Kosova News
Kosova News 20:52 -10/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq është parë teksa ka pirë kafe me liderin e grupit terrorist të “Banjskës”, Milan Radoiçiq.

Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe media më 09.03.2024 duke ngjallur reagime në opinionin publik.

Pas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka reaguar edhe politikani serb Nikola Sanduloviq.

Në një shkrim në rrjetin social “X” (ish-Twittwer), ai ka pyetur zyrtarët evropianë dhe po ashtu ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, se a është Gjuriq ende ambasadori më i mirë i Serbisë, ndonjëherë.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriqin. Ambasadori serb në SHBA, Gjuriq, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radojiçiq, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës”, u shpreh Sanduloviq.

Tutje tha se pret të shohë se cili do të jetë reagimi i SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie të qartë të lidhjes mes një krimineli të kërkuar nga Interpoli e një terroristi si Radojiçiq, me elitën e qeverisë serbe.

Ndërkaq Gjuriq, përmes një reagimi në rrjetin social “X”, tha se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të “niste një fushatë negative me rastin e kthimit të tij në Serbi”.

Madje ai nuk tentoi të mohojë takimin, duke thënë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Kurtit dhe Sveçlës apo dhe njerëzve tjerë keqdashës për asgjë”.

Pasi Gjuriq hodhi akuza ndaj autoriteteve të Kosovës, ka reaguar edhe Rada Trajkoviq, duke  thënë se kjo fotografi mund të jetë publikuar nga rrethi i tij i ngushtë.

“Marko, pa qëllim të keq dhe diskutim se kush është në këtë fotografi, por atë ka mundur ta shkrepë dikush nga rrethi i juaj dhe ta publikoj. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në “X”.

Edhe Avni Zogiani i Vetëvendosjes, ka thënë se “Gjuriq – ambasadori i preferuar i disa diplomatëve perëndimor në një takim konsultues me kryeterroristin serb, Milan Radojçiq”.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq kishtemarrë përgjegjësinë për ngjarjet e 24.09.2023 në Banjskë të Zveçanit, ku grupi i tij i armatosur kishte vrarë Afrim Bunjakun, oficerin e Policisë së Kosovës.

Në kundërpërgjigjen e Policisë ishin vrarë edhe tre anëtarë të grupit të Radoiçiqit.

Kosova ka lëshuar fletarrestim ndaj tij por Radoiçiq shëtit i lirë nëpër Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Kosova News 10/03/2024 10/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?