Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se do të jetë “e vështirë” të sigurohet një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit deri në Ramazan.
Bideni ka shtuar se është i shqetësuar për mundësinë e dhunës në Jerusalemin Lindor, në të cilin shpesh vërehet një tension i lartë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për shkak të qasjen në një vend të madh të shenjtë, raportoi AP.
Ndërmjetësuesit kanë shpresuar në fillim të kësaj jave se do të arrijnë një marrëveshje para Ramazanit, mirëpo të enjten Hamasi është larguar nga Kajro, vendi ku po zhvillohen negociatat.
Muaji i shenjtë i Ramazanit prite të nisë më 11 mars.
Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit ka nisur pas një sulmi të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit militantët palestinezë vranë rreth 1,200 njerëz dhe morën rreth 250 pengje.
Më shumë se 100 prej tyre janë liruar gjatë një armëpushimi një-javor në muajin nëntor.
Sulmi nxiti luftën e Izraelit, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë deri tani.


