Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë qenë sërish të rëndësishëm për skuadrën e Inter Miamit.
Messi dhe Suarez shënuan golat në Kupën e Kampionëve “CONCACAF”, kundër skuadrës Nashville.
Ndeshja u mbyll baras, 2:2.
Vendësit shënuan në minutën e katërt dhe të 47-të për epërsinë 2:0.
Më pas, Messi realizoi gol me gjuajtje të shkëlqyer nga distanca pas asistimit të Suarezit.
Për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën ishte goli i parë në këtë garë.
Uruguaiani ndërkohë në minutën e pestë të kohës shtesë, realizoi nga afërsia me kokë për 2:2, me asistim të Sergio Busquetsit.
Skuadra që avancon tutje do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet më 13 mars.