KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vlorë, zbulohet një bazë e madhe me armë super- moderne
Rajon

Vlorë, zbulohet një bazë e madhe me armë super- moderne

Kosova News
Kosova News 23:16 -07/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shtëpi, e cila ishte kthyer në depo të vërtetë armatimi, është zbuluar nga policia në Babicë të Vlorë. Baza e armatimit ishte e fshehur në një banesë për të jetuar dhe larg vëmendjes.

Por falë informacioneve, policia ka arritur ta zbulojë atë. Ndërsa kanë shpërthyer derën dhe kanë hyrë brenda, forcat RENEA dhe të policisë vendore duket se kanë mbetur të habitur, pasi armatimi të cilin ata zbuluan ishte modern, të cilin mund ta kishin ‘zili’ edhe vetë policia dhe forcat speciale.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një shtetas me emrin, Luçiano Deraj (Albano). Ai dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale dhe se ka qenë prej 2 muajsh në monitorim nga policia. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Pamjet tregojnë se mes armëve të zbuluara në banesë, ishin snajper të fjalës së fundit, pistoleta të markave që në shumicën e rasteve i përdorin vetëm forcat speciale, kallashnikovë, fishekë dhe krehër pa fund për mbajtjen e fishekëve, maska, çifte, tritol, targa makinash, radiomarrëse dhe dhënëse, dylbi të sofistikuara për pamje natën dhe në distance të largëta, uniforma policie, fenelina etj. Armët dyshohet se u janë shitur grupeve kriminale, të cilat mund të pajiseshin me të gjitha pajimet luftarake.

“Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative , per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic të Madhe, Vlorë, nen hetim nga ana jone për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë më parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari te tij dhe personave të tretë anetarë të nje grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Në kuadër të ketij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Vlorës dhe në qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të mesiperm dhe sekuestrimi i një sasie të madhe armatimi”, tha në konferencën për shtyp Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj.

Sipas drejtorit, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, edhe gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallëpe tritol, 7 kapsolla dentoatorë, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale/ rtsh

Armatimi i zbuluar:

Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar në gjendje luftarake me silenciator (zhurmëmbytës)

Pjesë përbërëse armë luftarake për formimin e 2 (dy) armë te tjera zjarri pushkë snajperë.

Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

Një armë Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

Një armë, e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit rus

Dy kuti plastike me material ndihmëse për mirembajtjen e armëve snajperë.

Minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë copë kallëpe me lëndë eksplozive plastik të kapaciteteve 200 dhe 400gr.

Katër silenciatorë me trup metalik me ngjyrë të zezë për armë të gjata.

Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri nate.

Katër dylbi optike, si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

Një kuti plastike me ngjyrë të zezë brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65-mm dhe 45 krehëra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri.

Një sasi e madhe fishekësh kalibër 12 mm.

Disa mijëra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, ndezësa granatash dore.

Disa aparate telefonik celular që do i nënshtrohen ekspertizës.

Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë.

Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR.

Një numër i madh targash automjetesh dhe çelësash të ndryshëm automjetesh.

Disa maska me ngjyrë të zezë dhe maska silikoni me imazhin e kokës së njeriut.

Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 07/03/2024 07/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?