KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi në takim me ambasadorin e ri britanik: Kosova, në trajektore pozitive e zhvillimit
Politikë

Bislimi në takim me ambasadorin e ri britanik: Kosova, në trajektore pozitive e zhvillimit

Kosova News
Kosova News 18:44 -07/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takimin e tyre të parë zyrtar, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ambasadori nënvizoi se është kënaqësi dhe privilegj të shërbejë në këtë pozitë dhe të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Ai kujtoi herën e fundit në vitin 2001 kur ka qenë në Kosovë, duke evidentuar se sa mbresëlënëse është progresi dhe zhvillimi i shpejtë që ka njohur vendi, si dhe demokracia e konsoliduar.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Hargreaves, duke e përgëzuar për detyrën e tij të re dhe ofruar bashkëpunim të ngushtë. Duke shprehur mirënjohje për mesazhin e ambasadorit në fillim të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se vendi ynë është i drejtuar në një trajektore pozitive të zhvillimit, e ku kemi pasur progres, përtej barrierave, me të cilat jemi përballur.

“Palët trajtuan përgjatë takimit zhvillimin ekonomik e mundësitë për investim në vend, ku zëvendëskryeministri foli dhe mbi politikat e objektivat e qeverisë, si dhe bashkërisht u theksua gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Bislimi veçoi edhe diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shërben dhe si urë lidhëse. Po ashtu, ambasadori Hargreaves e përgëzoi Qeverinë për nënshkrimin së fundmi të memorandumit të mirëkuptimit në Londër me BERZh-in, me vlerë 400 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin mbi zhvillimet e fundit në vend e po ashtu edhe procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e frytshme e produktive dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

KEK-u: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Kosova News 07/03/2024 07/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?