Për bastisjen në shtëpinë e Selimit, rastin e ka konfirmuar edhe avokati Artan Qerkini. Ai tha se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar.
“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës është bastisur shtëpia e Sylejman Selimit. Dua të theksoj se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të Gjykatës mendohet së në shtëpinë e tij mund të këtë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, deklaroi Qerkini.



