KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen katër persona, konfiskohen rreth 4 mijë euro dhe lëndë narkotike mbi 7kg në Prishtinë
Siguri

Arrestohen katër persona, konfiskohen rreth 4 mijë euro dhe lëndë narkotike mbi 7kg në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 11:46 -07/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në dy raste të ndara kanë konfiskuara lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe marihuanë si dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, këto operacione policore kanë parandaluar qarkullimin transit të narkotikëve nëpër Republikën e Kosovës e njëkohësisht edhe mundësimin e shfrytëzimit për konsumim të brendshëm.

Në rastin e parë bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Sektori Qendror në Prishtinë, kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike si dhe kanë siguruar të dhënat e veturës që përdorej nga i dyshuari.

“Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur 12 paketime, qe dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6314 gram (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobilë dhe 585 euro”.

Policia nën autorizimin e prokurores ka kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante për rastin, si:  makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi tjera.

“Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurores ndalohet deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit nga sektori qendror kanë trajtuar edhe rastin e dytë, ku përmes rrugëve operative hetimore janë siguruar informacionet se disa të dyshuar janë duke bërë shitblerje të narkotikëve.

“Policia ka identifikuar veturën me të cilën po lëviznin të dyshuarit të cilët, më 06.03.2024, rreth orës 16:00 në Prishtinë, janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave që ndodheshin në të është gjetur substancë që dyshohet të jetë lëndë narkotike, (17 gr kokainë, 16 gr marihuanë) dhe 2.335 euro”.

“Policia ka siguruar urdhër-kontroll nga organet e drejtësisë dhe ka realizuar kontrollin në dy prona të të dyshuarit M.J., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: dy qese (doza) me kokainë me peshë prej 2 gramëve si dhe një revole dhe një karikator me 6 fishekë. Gjatë operacionit policor janë arrestuar edhe: B.S., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar). Gjatë realizimit të këtyre rasteve, sektori qendror i hetimeve, ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët kufitarë, zyrtarët e rendit, njësitin me qenë-K9 dhe faraniken”.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.
 

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 07/03/2024 07/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?