KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mjekët bëjnë apel: Kujdes fëmijët nga infeksionet e veshëve, sidomos në pishina e plazhe
Shëndetësi

Mjekët bëjnë apel: Kujdes fëmijët nga infeksionet e veshëve, sidomos në pishina e plazhe

Kosova News
Kosova News 15:48 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ata që zgjedhin t’i kalojnë pushimet në plazhe dhe pishina janë më të rrezikuar të preken nga infeksioni i veshëve. Mjekët thonë se rastet janë shtuar gjatë verës ndërsa më shumë kujdes duhet të tregojnë fëmijët dhe të personat me sëmundje kronike.

Mjekja Klodi Zaharia thotë se më të rrezikuar nga infeksioni janë ata që frekuentojnë pishinat. “Gjatë praktikës sonë të përditshme shikojmë shumë shpesh pacientë që shfaqen me sindromën e veshit të notarit, dhe kjo ndodh nga ekspozimi i ujit të pishinës, që është një ujë me klor dhe me ngarkesë mikrobiale dhe janë pacientë që vijnë me infeksionet e kanalit e llapës së veshit”, – tregon mjekja.

Më shumë kujdes duhet të tregojnë fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Fëmijët janë ata që notojnë në pishina dhe pjesën e cekët, ku uji është më i ngrohtë dhe probabiliteti për t’u zhvilluar mikrobet është më i madh, pra më shpesh shikojmë fëmijë, mosha pediatrike që vijnë me veshë të infektuar dhe pastaj të gjithë individët që kanë një sëmundje bashkëshoqëruese kronike. Nëse një pacient një qytetar është me diabet kronik dhe i frekuenton këto pishina sigurisht që ai është më i predespozuar se sa një individ që nuk ka  këto sëmundje bashkëshoqëruese”.

Edhe pse në disa raste shqetësimet mund të trajtohen në shtëpi janë disa simptoma që nuk duhen neglizhuar. “Në rast se kemi fillim të simptomave, pra është instaluar infeksioni dhe kemi dhimbje, ndjenjën e bllokimit të veshit, ndjenjën sikur ka bllokuar uji, unë do thosha që mirë është të kërkojmë ndihmë te mjeku specialist”.

Përveç infeksioneve që vijnë nga frekuentimi i plazheve dhe pishinave, Covid është një tjetër faktor që ka shtuar numrin e personave që kanë probleme me organet ORL. Mjekët thonë se janë të shumta rastet kur pacientët kanë humbur dëgjimin ndërsa shumë të tjerëve nuk iu është rikthyer nuhatja.

Gjithashtu lexoni:

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”

Pse nuk duhet të bëni dush me ujë shumë të nxehtë?

Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro

Sot vendoset gurthemeli i aneksit të depos së barnave

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
18:44 -25/06/2025
Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem
18:38 -25/06/2025
Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh
18:22 -25/06/2025
Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë
17:57 -25/06/2025
Club Brugge i thotë jo Milanit për Jasharin
17:45 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?