KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden e Trump më afër një përballjeje pas fitoreve të së martës në zgjedhje
Botë

Biden e Trump më afër një përballjeje pas fitoreve të së martës në zgjedhje

Kosova News
Kosova News 09:59 -06/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump janë më afër një ripërballjeje në zgjedhjet presidenciale, pasi secili fitoi pothuajse të gjitha garat e emërimit nga partitë e tyre në zgjedhjet paraprake, në një grup shtetesh gjithandej vendit.

Presidenti Biden doli fitues në 15 nga shtetet që mbajtën zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike, duke përfshirë Virxhinian, Teksasin, Minesotan dhe Koloradon. Ish presidenti Trump doli fitues në 13 shtete deri më tani.

Me pak kundërshtime në garën e demokratëve, një situatë tipike për presidentët në detyrë, zoti Biden paralajmëroi se një mandat tjetër për zotin Trump do të nënkuptonte “kaos, ndarje dhe errësirë”.

“Sot, miliona votues anembanë vendit ngritën zërin e tyre, duke treguar se janë të gatshëm të luftojnë kundër planit të skajshëm të Donald Trumpit për të na kthyer prapa”, tha presidenti Biden në një deklaratë.

Ish presidenti Trump, duke folur me mbështetësit e tij në Florida, tha se vendi ka pësuar “një goditje të madhe” gjatë tri viteve të fundit, ndërsa fajësoi mënyrën e trajtimit të ekonomisë dhe emigracionit nga presidenti Biden.

Ish udhëheqësi amerikan, i cili humbi në zgjedhjet e vitit 2020 përballë zotit Biden, festoi raundin e tij të fitoreve të martën dhe i cilësoi zgjedhjet e nëntorit si “ditën e vetme më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”.

Fitoret e zotit Trump të martën përfshijnë Kaliforninë, Koloradon, Mainen, Minesotan, Karolinën e Veriut dhe Teksasin.

Ish ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, kundërshtarja e fundit e zotit Trump në garën republikane, fitoi të martën në shtetin e Vermontit.

Kjo ishte fitorja e dytë e zonjës Haley pas asaj në zgjedhjet paraprake të së dielës në Uashington.

Pas një sërë humbjesh në janar dhe në shkurt, zonja Haley ishte zotuar të qëndronte në garë të paktën deri në Super të Martën, duke u thënë mbështetësve të saj se një tjetër mandat presidencial i zotit Trump do të ishte i dëmshëm për kombin.

Më shumë shtete do të zhvillojnë zgjedhjet paraprake në javët e ardhshme, ndërsa presidenti Biden dhe ish presidenti Trump kërkojnë të mbledhin delegatë të mjaftueshëm për të siguruar emërimet partiake përpara konventave, ku secila parti do të caktojë zyrtarisht kandidatin e saj për zgjedhjet e nëntorit.

Partia Republikane mban konventën e saj në korrik, ndërsa partia Demokratike në muajin gusht./VOA/

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 06/03/2024 06/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?