KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cila shkollë në Kosovë po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare?
Arsim

Cila shkollë në Kosovë po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare?

Kosova News
Kosova News 15:33 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sistemi i edukimit me renome botërore dhe i cilësuar në vlerësimet ndërkombëtare si sistemi më i mirë i edukimit në botë tani e 5 vite operon në Kosovë me qasje unike në edukimin e fëmijëve. Bëhet fjala për sistemin finlandez të arsimit në Shkollën Finlandeze e cila tashmë është bërë fenomen global në kuadër të modelit të veçantë të qasjes në edukim të fëmijëve ku shkolla pasqyrohet çdo ditë në gjigantin medial CNN si një nga shkollat më inovative në botë.

Qasja finlandeze dhe arsimimi i fëmijëve në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësimnxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë iu mundëson fëmijëve zhvillim dhe avancim akademik dhe rritje emocionale të cilat hapin rrugëtimin e tyre drejt studimeve në fusha të ndryshme të edukimit në studimet universitare në universitetet më prestigjioze anembanë globit. Ky sistem ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe gjigandit medial CNN i cili tashmë pasqyron modelin unik të Shkollës Finlandeze si një nga modelet më inovative dhe të avancuara në edukimin e gjeneratave të reja me vëmendje në zhvillimin e fushave të ndryshme si artit, shkencave, dhe të tjera.

Duke filluar nga kopshti e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë, zhvillimit të kreativitetit përmes lojërave dhe metodave kreative, avancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim. Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.

Përvec prestigjit të edukimit finlandez, Shkolla Finlandeze gërshëton edhe diplomën prestigjioze të Cambridge AS & A Level të akredituar nga Universiteti i Cambridge e cila përgatit nxënësit për universitet dhe arsim të lartë dhe iu mundëson atyre të marrin diplomën e shkollës së mesme e njohur si Cambridge International AS & A Level. Diploma e Cambridge për shkollë të mesme është njëra ndër diplomat më të njohura, të pranuara, dhe të respektuara në botë sa i përket kualifikimeve të shkollës së mesme.

Çdo vit, rreth një milion nxënës nga 10,000 shkolla në 160 vende të ndryshme përgatiten për të ardhmen e tyre me programet dhe kualifikimet e Cambridge. Suksesi me Cambridge ka rezultuar në raste të shumta të pranimit të nxënësve në universitetet më të mira në botë në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Australi, Kanada, Gjermani, Finlandë dhe vende të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?