KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtetasit e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa viza
Rajon

Shtetasit e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa viza

Kosova News
Kosova News 18:44 -01/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënshkruhet marrëveshja, qytetarët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa viza.

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa pasur më nevojë të pajisen me viza. Marrëveshja u firmos këtë të premte (1 mars) nga zëvendësministri i Jashtëm, Bestart Kadia, i cili ishte pjesë e delegacionit të qeverisë në vizitën zyrtare që u zhvillua në Azerbajxhan.

Sipas qeverisë, kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku bëri me dije po ashtu se në takimet e zhvilluara në Azerbajxhan u diskutua edhe lidhur me prioritete që kanë të bëjnë me gazifikimin.

“Është diskutuar gjatë për prioritete që kanë të bëjnë me gazifikimin, apo edhe me linjat e transmetimit të gazit që tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën, por pas agresionit rus në Ukrainë, gazi ka qenë një nga çështjet më të diskutuara s ai përket furnizimit për të gjithë europën, por edhe krijimi e depozitave të sigurisë pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria kryeson, duke qenë që prodhimi ynë është i bazuar 1000% mbi burimet e rinovueshme. Por nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës së gazit dhe për të patur burime alternative, sigurisht do t’i jepte Shqipërisë një siguri më të lartë energjetike. Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me palën azerbajxhanase, edhe një marrëveshje që ka të bëjë me heqjen e vizave për vizitorët mes dy vendeve”, tha Balluku.

Kryeministri Rama ndodhet sot në Baku, Azerbajxhan si i ftuar i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë.

Kryeministri tha në fjalën e tij se Shqipëria është pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripertëritshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 01/03/2024 01/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?