KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD për kryeshefin e KRU ‘Gjakova’: Është ndaluar në Bullgari më 19 shkurt 2024
Lajme

MPJD për kryeshefin e KRU ‘Gjakova’: Është ndaluar në Bullgari më 19 shkurt 2024

Kosova News
Kosova News 18:36 -01/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka konfirmuar arrestimin në Bullgari të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, ndërsa sipas tyre i njëjti “supozohet” se po kërkohet nga INTERPOL-i.

 Disa media sot, më 01.03.2024 kanë raportuar se Krasniqi është arrestuar në Bullgari, pasi që kishte një urdhërarrest ndërkombëtar. Mirëpo sipas njoftimit nga MPJD, Krasniqi është arrestuar më 19.02.2024. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K)  është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’” – ka thënë MPJD për KALLXO.com. MPJD ka shtuar se Krasniqi “supozohet” të jetë i kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL.“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli” – njofton MPJD. Në anën tjetër, INTERPOL nuk kanë ndarë informata për këtë rast, por ka kërkuar të kontaktohen autoritetet relevante.“Ju lutem të keni parasysh se Organizata nuk komenton raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet kombëtare relevante” – janë përgjigjur nga INTERPOL. Kallxo ka kontaktuar edhe me Policinë e Bullgarisë dhe Policinë italiane dhe është në pritje të përgjigjeve.Kurse, zëdhënësja e KRU Gjakova, Dafina Syla, ka thënë se kompania nuk ka asnjë informatë. “Ne si kompani nuk kemi asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë çështje” – ka thënë Syla shkurtimisht, duke thënë se “vetëm kaq mund të deklarohem”.Ndërsa në një përgjigje të shkurtë, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka thënë se nuk ka informata në lidhje me rastin.“Ne nuk kemi asnjë informatë në lidhje me këtë rast” – kanë thënë nga kjo ministri. KALLXO.com po ashtu ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës për të marrë informatat e plotë rreth rastit dhe është në pritje të përgjigjeve. Hasan Krasniqi në janar të vitit 2022 u pat zgjedhur kryeshef i KRU Gjakova.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 01/03/2024 01/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?