Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës me targa serbe në Leposaviq.
Në raportin e saj të përditshëm, thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Leposaviq / 29.02.2024 – 04:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vetura e saj është përfshirë në zjarr. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ku si pasojë e zjarrit, dyshohet janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër veturës së ankueses. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


