Peja ka shënuar fitoren e katërt në Ligën Ballkanike.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Peja mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 87-84.
Diamond Smith i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, me 25 pikë të shënuara.
Te verdhezinjët, u dallua Kwame Vaughn, me 18 pikë.
Peja këtë sezon ka katër fitore e një humbje në Ligën Ballkanike, derisa Prishtina numëron tre fitore e dy humbje.