KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Numri i viktimave në Gazë e kalon shifrën prej 30.000, sipas zyrtarëve shëndetësorë
Botë

Numri i viktimave në Gazë e kalon shifrën prej 30.000, sipas zyrtarëve shëndetësorë

Kosova News
Kosova News 16:37 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – që nisi para pesë muajve, thanë zyrtarët shëndetësorë në këtë territor.

Rritja e numrit të viktimave erdhi pasi, sipas dëshmitarëve, trupat izraelite shtinë mbi një turmë të njerëzve që po prisnin për të marrë ndihmë humanitare në Gaza City, duke i vrarë qindra dhe plagosur shumë të tjerë, raporton Associated Press.

Së paku 104 njerëz u vranë në turmën ku palestinezët u rreshtuan për të marrë ndihmë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashra fal-Qidra. Rreth 760 u plagosën, tha ai.

Kjo luftë i ka detyruar 80 për qind të popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë të ikin nga shtëpitë e tyre, ndërsa zyrtarët e OKB-së thonë se një çerek i popullsisë po vuan urie.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës – e cila tha të enjten se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vdekur nga kjo luftë në këtë territor ka arritur në 30.035, ndërsa 70.457 të tjerë janë plagosur – nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe joluftëtarëve në llogaritjet e saj.

Izraeli thotë se i ka vrarë 10.000 pjesëtarë të Hamasit, pa dhënë ndonjë dëshmi.

Ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e nisur si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ka shkaktuar rrënim të madh në Gaza City, duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e territorit tash e shumë muaj, duke bërë që shumë pak ndihma të futen brenda saj, shkruan REL.

Lufta e ka shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare në Gazë dhe ka nxitur shqetësime globale për situatën në Rafah, qytetin jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku 1.4 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga bombardimet e përditshme izraelite.

Lufta nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
10:02 -22/07/2026
Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?