KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » POETIZIMI I ANKTHIT EKZISTENCIAL në librin “Ëndërr pa gjumë”
Kulturë

POETIZIMI I ANKTHIT EKZISTENCIAL në librin “Ëndërr pa gjumë”

Kosova News
Kosova News 09:35 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fehri Qerimi edhe me librin, “Ëndërr pa gjumë”, dëshmon konsistencën e konceptit të vet krijues:  kërkim i figurës, eksplorim i gjuhës dhe dendësim të shprehjes deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike, cilësi të cilat arrin t’i ngrisë  edhe për një shkallë më lart.

  Që në librat e parë poeti arriti të shenjojë hapësirën e vet të inspirimit dhe asaj pastaj t’ia japë koloritin e individualitetit të vet. Kjo hapësirë inspirimi është jeta reale dhe komunikimi i njeriut me hapësirën reale të ekzistencës. Ky pra është ai rrethi objektiv rreth të cilit është përqendruar vëmendja krijuese e autorit, por që në transfigurimin poetik arrin të marrë ato përmasa artistike të cilat këtë poezi e bëjnë si te veçuar nga rrjedhat e njohura poetike e të klishetizuara te ne.

Poezia e Fehri Qerimit as është poezi që  sjell një koncept radikal, i cili do të imponohej për ndonjë ekzibicionizëm specifik, po as është poezi që mbështetet në paradigmën e traditës, ajo që rri si kompromis mes modeleve të njohura, por që megjithatë arrijnë të imponojnë një specifikë të veten.

Poezia e Fehri Qerimit sikur përjeton një rigjenerim të vazhdueshëm të brendshëm sa që duket se nga libri në libër është  konstante si gjuhë poetike, si perceptim, por edhe si formësim figurativ i idesë, por edhe i obesesioneve që e preokupojnë në mënyrë permanente autorin. Pra, fjala është për një poezi që zhvillohet së brendshmi në mënyrë spontane, pahetueshëm, por që  të gjitha këto sjellin një nuancim të ri semantik dhe një ndjeshmëri qe vjen duke u thelluar. Poezi që ilustrin këtë proces ripërtëritje është ajo që i prin vëllimit, “Njëriu prej letre”(f.13), e cila në mënyrë implicite shpreh stadin artistik dhe çfarësinë e perceptimit poetik në këtë stad: E di se njeriu letër/ ka frikë nga uji i liqenit/nga sëmundje e varfërisë/si brymë e vjeshtës çmendet/ngrin shpresën vajin/zhduket në valë lumit të tharë/thonë e ke mësuar gjuhën/e zemrës që s’i flet”. Këtu poeti jep një portretim të njëriut modern, por që për gjuhën që zgjedh dhe figurën që ndërton sikur krijon shembullin e një imazhi postmodern. Po në këtë poezi ndjejmë  atë formën e konceptimit poetik të emocionit që duket se është ai njeriut të rrethuar nga një  tis harrimi i një bote të dikurshme, e cila  mund të shfaqet vetëm në formë reminishehncash, por që bëhet në mënyrë automatike groteske nga kundërvënia që I bëhet nga realiteti i sotëm i gjërave të ftohta. Poezia iniciale është ajo që duket si një lloj vurrate, një vulë e thatë në lekurën e njeriut, por që kur shikohet hollësisht nxjerr në pah silutetën njerëzore deprimuese edhe fizikisht.

Poezia iniciale pra që në krye të herës na fut në një botë të çrëndmëtsuar, një botë që herë duket sureale, herë duket konkrete dhe triviale, për të humbur pastaj në figurë, në gjuhë, në tingull dhe e gjithë kjo në ekspresion. Edhe ndërtimi I librit, duke ndjekur parimin e ndarjes ciklike, shpreh një gradacion të ideve dhe të vetë konceptit për jetën, poezinë, por edhe përgjithësisht mbi realitetin objektiv brenda të cilit është kapur qenia njerëzore. Të pesë njësitë: “Tejpërtej ashtit”, “Hidhësi me zë”, “Diell purpuror”, “Hije njeriu” dhe “Fund i misterit”, duke filluar nga gjendja e primordiale poetike, ajo e njeriut në apelacion, në një thirrje të vazhdueshme për të dalë nga një rreth vicioz ku është katandisur qenie, na bën me dije gjendjen e ankthit që duket se as është gjumë e as realitet:
“Kur mbyllet shtëpia e harrur kohës/lojë uraniumi të varfëruar fatëzon/akti e shkrirjes pa nam pa shenjë/nën sëmundje te mistershme gdhirë/i falë dritë drunjve mjegullirë syve/shthurur letërpërgjigja pikave pa ujë/udhëfshehtë ëndërr balte pikëllim/gurëflake ngjanë me gjumë qiellor/vetëm mpirja vizatohet pikaloshe fytyrës” (“Zbutje vrastare”, f.27).

   Këtë gjendje ankthi qenia e përjeton në një ambient gri, në një vend që ka filluar ta mbulojë errësira, errësirë e emocionit, çfarë është karakteristikë e kohës sonë, por edhe errësirë e mendjes në përgjithësi, të cilën e emërton si “sëmundje e  mistershme”, mbase  gjendje kafkiane ku njeriu gjithnjë është viktimë. Prandaj pasojnë edhe gjendjet tjera në suksesion: “Ndejë e trishtë”, “Varë qiellit mallkim”, “Udhëtim me tehe”, etj. të cilat ilustrojnë gjendjen e një ankthi të përgjithshëm kryesisht iracional. Në këtë realitet kaq të çrëndomtësuar ndodh që të shfaqen situate groteske si: melodi e thyer, ëmbelsirë pa miell, urat e tymit, hidhësi me zë dhe imazhe të tjera, të cilat duan të karaktetrizojnë sëmundjen moderne të njeriut të hedhur në botë. Në këtë  atmosferë gri poeti kërkon Shën Luçinë e dikurshme, ajo që mbante flakadanin e dritës. Pra, ne veprim është kontrasti dhe kundërvënia ndaj një normaliteti që i bën procesi i jetërsimit të natyrës njerëzore: “Prenë rrugën e ëndrrave brigjesh/trupfsheur me egërsi një nate /hijëzuan lëkurën altarin besimin humbur/nxin ditën mëri e mbledhur pikë e pikë/zemra dhemb njeri panjeri koka zien” (“Lëndimi i ëndrrave”. f.52). Realiteti në të cilin jeton njeriu i sotëm është grotesk, për të mos thënë fantazmagorik, ku as ëndrrat kanë imunitet ndaj procesit të çrëndomtësimit të thelbit të natyrës. E gjithë poezia është e mbuluar nga një ndjeshmëri që i gjason një malli të papërmbajtshëm, një malli për të kaluarën kur çdo gjë ishte brenda dimensionit të vet, ku qenia njerëzore ishte në puqje absolute me natyrën. Këtë moment nostalgjik autori e shpreh sipas mënyrës së vetë tashmë të identifikueshme: “Murojnë trupin gjuha karvan/me pendla zogjësh shtërg shtegtojnë/kujtesë shiu e humb fjalën/mendimtari s’e mban mend fillimin/njih vetveten frikacak në Delf magjie/hijeve hënore me rreziqe mbushur/përjetë mbeti t’i luaj notat e pashkruara/fjalët e pathëna me brendi kolapsi/gotë verë kënga si dimër i rikthyer”( Letrat e hirta” f.53 ). Poeti sikur do të fusë brenda tekstit një si korrektiv imagjinativ sepse nga koha jonë  kërkon që ajo të jetë kritike ndaj asaj qe ajo vetë e polli: “njih vetveten frikacak në Delf magjie”, që ta vetedijësojë mbi gjendjen, mbi situataën ekzistenciale, sepse ai sikur është mbyllur në tempullin e vet dhe jeton me magjinë e të kaluarës.

Poezia e Fehri Qerimit është gjithnjë e në zgjerim sa që duket se fiton formën e rrathëve të koncentrikë, të cilët shkëputen nga qendra dhe duke u zgjeruar edhe humbin nga fuqia e tyre fillestare. Edhe njeriu si një lloj epiqendre e zhvillimeve edhe të universit sa herë që largohet nga bërthama vjen duke humbur në vetminë e hapësirave të pamata të universit sa që prek kufinjtë e harresës:/Herët shtrohet harrohet malli / shtrat të bëhen valët trazuar / vetmitare kjo natë stërqokë / murit verdhomë shuhen cigaret / harrohet pamja vegimit ikje”(“Harresë vetmitare”, f.101). Mbase edhe ky mund të jetë fati i qenies e cila është hedhur në botë dhe nuk e ka fatin e vet në duart e veta. Pra, poeti në mënyrë permanente është në meditim, në aktin e të menduarit për proceset e jetës dhe më gjerë. Kjo në mënyrë automatike nxjerr në pah prirjen autoriale për konceptualitet dhe për operim me nocione. Poezia e këtij libri edhe pse merret me tema që i përkasin natyrës cerebrale megjithatë nuk mund të flitet as për një system idesh, ngase ato kërkojnë krijimin e një teme-bosht, por më shumë për prirjen autoriale që objektivin e vet të vrojtimit të përqëndrojë të esencat, tek thelbi i gjërave dhe tek dialektika e gjërave, te levizja dhe format transformuese të natyrës. Duke u marrë me preokupime të këtilla doemos se ai do të shfrytëzojë një rekuizitarium të nduarnduartë mjetesh poetike. Brenda këtij  rekuizitariumi poetik është edhe nocioni dhe koncepti, të cilët vetëm në bashkëdyzim me mjetet tjera gjuhësore, përkatësisht figurat poetike arrin  shkallën e lartë të shprehshmërisë poetike dhe kuptimore në të njejtën kohë. Shkrirja e figurës poetike me nocionin krijon atë amalgamin poetik, atë plazmimin poetik që identifikohet me vetë artin e fjalës poetike: “Diku kam shkuar pritjes/ardhja nuk erdhi si tha/si desha nuk erdhi ardhja /mbeta duke shkuar/ashpërsi xhelozie fluron/shkendija plagë më përcjellë hija/përreth këpucësh pendëkaposh /përgjakur afria kah ikën mendja/deri larg shkoj udhës pelin/” (Përzierje, f.133)”. Nga këto kombinacione leksikore, përkatësisht konceptuale synohet që përmes akrobacioneve kuptimore dhe inverzioneve të nocioneve të kapen ide që tangjentojnë me dukuritë e kalueshmërisë, lëvizjes dhe ndryshimit permanent në botë, port ë gjitha këto të shprehen  me lehtësi dhe pa sforcime.

             Poezia e  Fehri Qerimit duke insistuar që të bëjë një unifikim figurative përmes amalgamimit të figurës poetike me konceptet, ajo vjen gjithnjë duke u përqendruar në kuptime me shumë se sa në përqendrimin lirik të fjalës, por që të gjitha këto I mbulon me një kolorit specifik, me kromatikën  gri. Edhe pot ë shikohet në planin e shprehshmërisë vokabulari i tij poetik sillet më shumë rreth koncepteve të caktuara e që  kanë pothuajse një rrezatim analog kuptimi aq sa do të mund të flitej për një derivacion idesh nga bërthamat gjegjëse semantike.

   Pra poezia, duke qenë se I përmbahet një këndi të vrojtimit autorial,   rishtas dëshmon se e ka të formuar  konceptin krijues, i cili dëshmohet si përmes kërkimit të figurës që lidhet me ekspresionin, poende edhe për eksplorimin gjuhës dhe dendësimin e saj përmes amalgamimit me  nocione  deri në krijimin e gjendjeve  poetike ekspresive, në pajtim më vetë natyrën perceptuese. Është pra një poezi që vazhdon të hulumtojë domenet ku realiteti kalon në ëndërr dhe pikërisht në atë hapësirë fillon identifikimin e sendeve dhe objekteve dhe mbi të gjitha qenien njerëzore të mbërthyer nga ankthet e një mezohapësire, ku as mund të qëndrojë e as mund të dalë nga andej. Këto dridhje ndodhin në një hapësire të mbushur me tinguj, me ngjyra por që të gjitha janë të përshkuara nga nuancimi i njëjtë, variacionet e grisë që shkon nga e bardha deri tek e errëta sa që lirika duket se buron nga një vend që emeton mugëtirën.

     Edhe drama që zhvillohet duket se është një ëndërr që ndodh në gjumë, siç e quajnë, ëndërr lucide, sepse është diçka që nuk i lë kalohet nga ai kufi i mbyllur, nuk lejon të preket horizonti me dritë.

      Si e tillë kjo poezi, qoftë edhe përmes ekspresivitetit të saj, gjuhës së dendur dhe shumë të figurshme, por edhe koloritit të vetë emocionit arrin të krijojë identitetin e vet, duke e ruajtur origjinalitetin e fillimit të markuar në dy librat e mëparshëm, “Nata e Shën Luçisë” (Rozafa,2004) dhe “Hollësi Kujtese” (Buzuku,2006).

“Ëndërr pa gjumë” e poetit Fehri Qerimi frymëzimin, ndjeshmërinë, plotninë… Me një fjalë është një lirikë dhe një realizim i përkryer poetik. Bota e tij sa është rustike po aq dhe urbane, reflekton empiriken po aq sa edhe eruditen. Poet i një formati të munguar. Kënaqësi e madhe leximi e përjetimi. Nuk mund  të mos citoj disa vargje: “mbes duke u shoqëruar me vetminë e madhe” (f.67), “lulja i flet lules përgjumur” (f.70), hijen time e vëren në errësirë (f.79), “mesnata e gjen hapësirën përhumbur… autori vajton tekstin e humbur” (f. 81), “s’më lënë etjet të shoh përroin” (f.112).

——————————————————————-

Kjo kritikë është shkruar nga Ramadan Musliu

Gjithashtu lexoni:

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Nesër nis Festivali i Teatrit për Fëmijë në Mitrovicë, skena do t’u përkasë të vegjëlve

TAGGED: Enderr pa gjume, Fehri Qerimi, libri, Poezi, Ramadan Musliu
Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Finalja PSG-Inter: Beteja që mund të vendosë ‘Topin e Artë’ – por në garë mbetet edhe Yamal
19:32 -08/05/2025
X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë
19:28 -08/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme
19:25 -08/05/2025
HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri
19:22 -08/05/2025
Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë
19:20 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?